Berisha: Çështjet e shëndetit janë çështje emergjence për këtë komb! Prandaj duhet qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira

E mërkurë, 26 June 2024 00:41
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka ngitur alarmin se çështjet e shëndetit janë çështje emergjente për kombin.

‘Çështjet e shëndetit janë çështje emergjence për këtë komb! Prandaj duhet qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Miqtë e mi, çfarë u ndodhi shqiptarëve me shëndetësinë falas?

Shqiptarëve me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60 përqind për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre.

Po pse? Po çdo gjë vidhet nga ministria e antishëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive.

A e dini ju se nga Kovidi për shkak të vjedhjes së qindra milionë eurove me tendera të fshehtë nga ajo zonja që meriton të quhet Zonja Vdekje, a e dini ju se ne patëm dy herë më shumë vdekje se Kosova. Dy herë më shumë vdekje se Maqedonia.

U ngjitëm në çatinë e botës për vdekjet nga Kovidi. Po pse? Se Rama dhe Odeta bënin tendera sekrete, tenderonin 50 respiratorë dhe merrnin vetëm 5.

Se blinin me çmime stratosferike për të ndarë paratë.

Se e shndërruan Tiranën dhe Shqipërinë në spital dhe nuk shtronin të sëmurët në spitale.

A e dini se ajo situatë ekziston sot në të gjithë sektorët e shëndetësisë. Po, po!

Për arsye se kur vjedh ministrja, kur vjedh kryeministri, kur vjedh drejtori, të tjerët ndjekin rrugën e tyre.

A janë bërë sot çështjet e shëndetit, çështje emergjence për këtë komb? Sigurisht, për ata që janë të shëndetshëm, nuk janë. Për ata që nuk kanë të sëmurë, nuk janë.

Por për çdo familje që ka të sëmurë, sot problemet e shëndetit janë problemet më të mprehta, më të dhimbshme, më dramatike se në çdo vend tjetër.

Edhe në këtë kontekst është emergjencë e të gjitha emergjencave përmbysja e kësaj qeverie. Qeveria teknike, zgjedhjet e lira, zgjedhjet e ndershme, opozita në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...