Onkologjiku, Kikia: Korrupsioni këtu është tejkaluar dhe ka marrë formën e një krimi

E mërkurë, 26 June 2024 11:47
 

Nga gjykimi  i analistit Mentor Kikia, i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV me fokus te Onkologjiku, "aty ku vdekja ka licensë qeveritare".

Kikia: “Duhet të kuptojmë se nuk është se ne e kuptuam apo e mësuam tani se në sistemin tonë të shëndetësisë ka korrupsion. Sistemi i shëndetësisë së Shqipërisë është një nga më të korruptuarit, për të më mos thënë më i korruptuari e i korruptuar që herët; që në kohën e komunizmit, mjekët i hidhnin sytë nga duart e pacientëve për ndonjë kaçile me fiq apo shportë me vezë, se ato ishin të kohës dhe më pas, që nga mjeku i fshatit me 50 banorë deri te ata që pamë së fundmi, pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre e bazojnë te ryshfeti që u marrin qytetarëve. 

 

Kjo dihet, nuk është e re që t’i thuash një shqiptari sot që mjekët kërkojnë para për të të vizituar, për të të operuar apo për të shëruar edhe pse do të doja të bëjë një parantezë: në mënyrë absolute nuk duhet t’i fusim të tërë në një the.

Sado të rënda të jenë episodet dhe sado të vështira që të jenë kushtet aty ku ata punojnë , sërish ka njerëz që punojnë me ndershmëri.

Unë bëra një shkrim dje që pati një shpërndarje goxha të madhe dhe kam përpara një letër të shkurtër që më ka shkruar një infermiere e Onkologjikut, e cila thotë se “situata aty është edhe më e rëndë sesa kaq, por mua më vjen turp t’i them apo t’i kem kolegë ata njerëz për të cilët ju shkruani. Ne e dinim se çfarë bënin, por ka dhe të tjerë që punojnë me ndershmëri, por ndiej neveri për sjelljen e këtyre kolegëve.”

Kështu që do të duhet, që ndërsa flasim për korrupsion, për afera, për njerëz të poshtër, bastardë, kriminelë, maskarenj. etj. etj që i meritojnë të gjitha këto epitete, do të duhet të nderojmë dhe përshëndesim ata njerëz që punojnë me ndershmëri.

Të kthehemi te rasti.

Që në sistemin e shëndetësisë ka korrupsion tashmë dihet, sepse tashmë çdokush që shkel, kalon pragun e një klinike apo spitali, e di këtë histori, por kur vihesh përballë situatave të tilla, kuptojmë që korrupsioni këtu ka tejkaluar edhe atë që quhet korrupsion dhe ka marrë formën e një krimi. Pra është një krim pervers. Meriton çdo lloj epiteti kjo sjellje, sepse ata çdo gjë mund të quhen, por vetëm mjekë jo.

Njerëz, të cilët vuajnë nga një sëmundje e rëndë shumica e të cilëve nuk ia dalin të mbijetojnë, shkojnë dhe e shikojnë mjekun si shpëtimin e tyre. Në fakt shkojnë tek “kasapi”, i cili i regjistron në spitalin publik dhe i çon te klinika e tij private.

Farmaci të shndërruara në metastaza të sistemit shëndetësor publik, ilaçe kontrabandë, pacientë që detyrohen të shkojnë t’i blejnë ilaçet atje ku i çojnë ata pra, është i gjithi një mekanizëm i ndyrë që e vë qytetarin e pambrojtur përballë detyrimeve që o të shkojë atje ku i thonë, o të vdesë e të mendosh që sistemi duhet të funksionojë mbi bazë sigurimesh, flasim për një sistem shëndetësor që është falas etj.

Por, ka një “por”, kjo punë nuk duhet vajtuar shumë sepse dihet. As nuk zgjidhet me arrestime (padyshim që ai që shkel ligjin duhet të përballet me drejtësinë), as me shkarkime, siç ishte reagimi i Ministrisë, edhe pse tmerrësisht i vakët, sepse duhet të ketë përgjegjësi edhe morale, edhe publike qoftë në QSUT, qoftë në nivel ministrie.

Unë mendoj që sistemi nuk ka nevojë për t’u ekzaminuar; ne të gjithë e dimë dhe përse është ardhur deri këtu në sistemin e shëndetësisë.

Duhet të jetë një alternativë, duhet të ketë një reformë, duhet të ketë një projekt sesi duhet të ndreqet ky sistem.

Nuk mjafton t’i shajmë, t’i mallkojmë, t’i bërtasim, t’i pështyjmë, por çfarë të bëjmë, si do të jetë zgjidhja. Sepse, ja u përjashtuan ata mjekë, u arrestuan disa, po do të vazhdojë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë se tashmë është bërë rutinë, është bërë praktikë, pa diskutime nëse kanë arsye për ta bërë , jo pagat e ulëta etj etj. që mund të konsiderohen të drejta, por duhet që problemi të mos shtrohet më thjesht në nivel kritikash ndaj njërit apo një grupi mjekësh të zbuluar apo kapur në flagrancë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...