Kuvendi i jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

E mërkurë, 26 June 2024 19:45
 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se liderit të opozitës, Sali Berisha, nuk i mbaron mandati i deputetit nga mosprania në senaca.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati. 

 

"Dua t'i japim fund spekulimeve. Qënia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës", ka thënë Lindita Nikolla në mbledhjen e kryetarëve.

Kreu u Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mësohet të jetë shprehur se, Kryetarja e Kuvedit, këtë herë ka lexuar drejt Kushtetuten sa i përket mandatit të kreut të opozitës, Sali Berisha.  Strukturat ligjore të kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmenete të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, në përputhje me Kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë në seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...