Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me ministren e Shëndetësisë: Dorëhiqu

E Enjte, 27 June 2024 13:52
 

Tensione në sallën e parlamentit mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Kjo e fundit ishte ftuar për një interpelancën nga deputeti Tritan Shehu për projektligjin e ‘shëndetit riprodhues’, por skandali te Spitali Onkologjik ka bërë që të ketë tensione në sallë. 

 
 

 

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar Koçiut që të japë dorëheqjen për shkak të këtij skandali të madh.

Deputetja Albana Voshi nga ana tjetër tha se, në lidhje me skandalin tek Onkologjiku duhej të dorëhiqeshin tre ministra.

‘Në këtë qeverisje të paktën tre ministra, Koçiu, Manja dhe Manastirliu duhet të ishin shkarkuar. Kanë qenë në dijeni të skandalit të onkologjikut dhe nuk kanë reaguar. Koka e korrupsionit janë këta tre ministra.’- tha Vokshi.

Në fillim të interpelancës në parlament, ministrja Albana Koçiu tha se nuk mund të përbaltet çdo kush.

'Ndjej detyrën morale të cek sërish çështjen e Onkologjikut. Do të amendojmë ligjin e mjekut. Do ti hiqet e drejta e profesionit. Shumë kush nga ne çdo qytetar jam e sigurt se ka një eksperiencë të mirëfilltë në sistemin shëndetësor'- tha ministrja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...