Aktori i njohur, Mehdi Malkaj në fjalën e tij gjatë protestës përpara Bashkisë së Tiranës është shprehur se në vendin tonë nuk reagon askush përballë skandaleve.
Malka ka theksuar se ne jemi një popull që vazhdojmë të ekzistojmë por nuk jemi një komb.
"Jemi popull, por jo komb, nuk jetojmë dot pa një skandal. Kur ndodh skandali nuk reagon asnjë.
Kur ndodh skandali nuk reagon asnjë, si ajo zonja që kërkonte ilaçe nëpërmjet letrës, askush nuk lëvizi nga shqiptarët.
Tani që ndodhi kjo hataja me spitalin onkologjik ngrihen njerëzit.
Shoqëria civile nuk reagon sepse e ka krijuar ky që ndodhet në bashki, e financon dhe e komandon si do vetë.
Ato marrin para nga shteti dhe nga OJQ, OJQ nënën dhe OJQ babën atyre".