Sot po mbahet protesta e radhës kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është përgjegjësi kryesor dhe ideatori i vjedhjes së shekullit me inceneratorët dhe kompaninë 5D.
Në protestë policia ka tentuar të provokojë protestuesit, të cilët i ka goditur më shkopa gome në momentin që fjalën e kishte anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.
Protestuesit kanë djegur goma dhe kanë qëlluar me flakadanë murin e bashkisë në shenjë revolte më qindra milionë euro të zhdukura nga taksat e qytetarëve të Tiranës.