Berisha nxjerr dokumentin e TIMS: Olsi dhe Edvin, ju mund të mbyllni dosje me Altin Zagarin dhe Alfred Trafikantin, por dosjet tuaja nuk mbyllen kurrë

Saturday, 29 June 2024 00:29
 

Lideri i opozitës ka denoncuar me dokumentat e TIMS se si Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka udhëtuar më shumë se sa deklaroi sot pasi doli nga SPAK, me makinën e trafikantëve të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

‘Olsi dhe Edvin, ju mund të mbyllni dosje me Altin Zagarin dhe Alfred Trafikantin, por dosjet tuaja nuk mbyllen kurrë’, paralajmëroi Berisha gjatë tubimit qytetar poshtë banesës së tij.

 

Berisha: Të dashur miq, përgëzoj sonte të gjithë ata protestues që dhe njëherë në mosbindje civile kërkuan largimin e Erion Veliajt.

Dhe e garantoj Erion Veliajn se forcë në botë që të mbron nga ndëshkimi qytetar nuk ka dhe nuk do ketë.

Harroje, se vrimë miu nuk do gjesh, ti as Dumani që të mbron ty. Ky kriminel që të amniston ty. Që shet dosje, që shet mandate arresti.

Dita po vjen, po afrohet për të dhënë hesape një nga një.

Por të dashur miq, unë jam sonte këtu me dokumente për faktuar krimin e shëmtuar, mashtrimin publik të trafikantit Olsi Rama, i cili po hetohet nga sivllau i Mehmet Grecës, që quhet Alfred Greca dhe që tani është prokuror që ka dosjen e Olsi Ramës.

Dëgjoni miq, Olsi Rama doli nga Skrapi i partisë, duke mashtruar shqiptarët në një akt të shëmtuar se ai ka përdorur vetëm një herë makinën e famshme të kokainës dhe se ka shkuar vetëm njëherë me të në Selanik.

Dhe fill mbrapa, doli Edi Rama, sulmoi kryetarin e grupit parlamentar Gaz Bardhi me gjuhën e një ordineri siç është.

Tani unë do flas me dokumente.

Këtu unë kam dokumentet e TIMS-it, të cilët faktojnë sa herë Olsi Rama me makinën e famshme të kokainës ka kaluar kufirin. Kanë ditën, datën dhe orën e kalimit.

Këtu meqenëse narkotrafikanti, eksponent kryesor i grupit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, tha se vetëm njëherë ka ndodhur.

Tani po i them: Olsi, çfarë të kujton data 13.7.2014. A mund të na thuash pak? Ora 18.06 minuta.

Olsi trafikanti, na thuaj pak, çfarë të kujton data 6.6.2014, ora 13.30?

A mund të na thuash pak se çfarë të kujton kjo datë dhe në cilën pikë kufitare ke dalë me këtë makinë me targë AA653DM?

Olsi, çfarë të kujton data 8.8.2014?

Olsi dhe Edvin, ju mund të mbyllni dosje me Altin Zagarin dhe Alfred Trafikantin, por dosjet tuaja nuk mbyllen kurrë.

Trafikantë të shpifur që ndërtuan narkoshtetin.

Olsi, çfarë të kujton data 11.7.2014, ora 15.45? Do të them, kur kalove kufirin?

Tani, në qoftë se në këto dy dalje, përdore pasaportën shqiptare dhe dole me emrin Olsi Rama, në daljen tjetër, ke dalë si Olsi Kristaq Rama, shtetas amerikan me pasaportë amerikane.

E do edhe orën? Ora është 21.40 minuta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...