Kush do ta udhëheqë opozitën në fushatë/ Ja si përgjigjet Argita Malltezi

Saturday, 29 June 2024 12:03
 
 

Argita Malltezi nuk është ende pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, por qëndrimi i saj shihet si përcjellje në publik i qëndrimeve të kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili, prej fundit të dhjetorit 2023, gjendet në arrest shtëpie.

Malltezi nuk ka ngurruar të tregohet direkte në kundërshtimin e idesë së Gazment Bardhit për një kandidat për kryeministër nga diaspora, që të udhëheqë fushatën elektorale të opozitës. 

 

“Mendoj që është një eksperiment i patestuar, por edhe i rrezikshëm në një farë mase, sepse vlerësimi me realizëm i situatës autokratike në të cilën ndodhet Shqipëria, i eliminimit të zgjedhjeve të lira, për shkak të masave represive të Ramës me të gjitha format, me drejtësinë, në kapjen e financave publike etj, e bën të pamundur një gjë të tillë, sado që është një ide shumë e mirë.

E kam dëgjuar idenë, por kam menduar se bëhet fjalë për një kryeministër pas fitorës së zgjedhjeve, sepse atëherë, kuptohet që është fare e mundur si alternativë”.- tha zonja Malltezi gjatë një intervistë me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.  

Zonja Malltezi i qendroi deklaratës së hershme të kreut të opozitës Sali Berisha për të vendosur me referendum të ardhmen e tij si kryeministër.  “Normalisht, personi  që udhëheq fushatën, është kandidati për kryeministër.

Sali Berisha, në një xhest unik, ka thënë se pas fitores në zgjedhje do t’u japë mundësinë shqiptarëve me referendum për të zgjedhur, nëse duan që ai të jetë ose jo kryeministër. Mendoj që ka një mazhorancë absolute ndër shqiptarë që, e duan apo jo Berishën, janë të bindur se Sali Berisha nuk bën pazare në luftën kundër Edi Ramës, që ai qëndron në betejë deri në fund, që e çon fushatën deri në fund sipas interesit të popullit opozitar dhe besoj se kjo është një bazë e mirë për t’i besuar atij udhëheqjen e fushatës elektorale, qoftë edhe nga arresti i shtëpisë.”- u shpreh zonja Malltezi gjatë  intervistës për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Argita Malltezi është e bindur se, përveç Lulzim Bashës, të gjitha forcat e vërteta opozitare do të pranojnë të bashkohen në një koalicion të përbashkët, të udhëhequr nga Sali Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...