Diplomati Mal Berisha ka komentuar debatin mes pretendentëve për president në SHBA, presidentit në detyrë Joe Biden dhe kandidatit republikan, Donald Trump.
Duke folur për RTSH, Berisha u shpreh se ky debat është një shembull shumë i mirë, që duhet të ndiqet edhe në Shqipëri, ku debatet publike mes pozitës dhe opozitës kanë vite që mungojnë.
‘Liderët para se të marrin nominimin në konventa kombëtare pranojnë të dalin në fushë betejë, dhe të ja thonë në sy njëri tjetrit atë që mendojnë për secilin, në sy të popullit të vet amerikan dhe për pasojë gjithë botës.
Ky është një mësim i madhe për të gjitha demokracitë ku debati nuk zhvillohet.
Këtu kam parasysh vendin tonë, ku ka shumë vite që nuk zhvillohet debat politik në asnjë nivel, as në bashki, këshill bashkiak, ministri, dhe duke ardhur tek të parët e vendit, që janë kundër njëri-tjetrit, lideri i qeverisë dhe ai i opozitës.
Nëse ne të gjithë matemi se kush është më pro amerikan se tjetri, në radhë të parët duhet të mësojmë nga modele të tilla’, tha ndër të tjera, diplomati Mal Berisha.