Ish-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta ka thënë ditën e sotme për mediat e vendit të tij, se Edi Rama e dinte që ish-gjenerali i shërbimeve sekrete, ishte përfaqësues i kartelit të Sinaloas, në Europë.
Dhe këtë informacion Ponta duket se e ka nga burime të dorës së parë.
Bëhet fjalë për këshilltarin jo zyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçka që siç shikohet në foton e mësipërme është në një darkë pikërisht me ish-kryeministrin Rumun, Viktor Ponta.
‘Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës.
E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kush më ka pyetur. Ju mendoni se Coldea mund të shkonte në Shqipëri si këshilltar pa u miratuar nga Presidenti i Akademisë’, deklaroi ai ndër të tjera, duke aluduar se emërimi i tij si këshilltar është miratuar nga shërbimet sekrete rumune.
Prej javësh historia Gjeneralit Florian Coldea është kryefjale lajmeve në Rumani, teksa rezulton se këshilltari i Edi Ramës ishte pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latinë ne Shqipëri e më pas në Rumani.