Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se censusi i publikuar nga INSTAT është me regji përçarëse dhe antishqiptare.
Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se ‘censusi i Edi Ramës, që qëndroi me muaj të tërë në zyrën e tij derisa plotësoi axhendat antishqiptare që synojnë ndasitë dhe prishjen e bashkëjetesës ndërfetare një kryevlerë e popullit shqiptar’.
Postimi i plotë:
Censusi i Rames me regji perçarese dhe provokuese antishqiptare!
Censusi i Edi Rames, qe qendroi me muaj te tere ne zyren e tij derisa plotesoi axhendat antishqiptare qe synojne ndasite dhe prishjen e bashkejeteses nderfetare nje kryevlere e popullit shqiptar.
Eshte shume i trashe provokimi i Rames vecanerisht me shifrat e manipuluara per ortodokset dhe bektashinjte.
Ortodokset jepen sipas Censusit te Rames 7.8% dhe bektashinjte 4.8%.
Por manipulimi eshte sa provokativ e i rrezikshem edhe po aq i trashe.
Cfare tregojne regjistrimet ne vite:
📌 Të dhënat e regjistrimit italian të vitit 1942 tregojnë se, në Shqipëri kishte 54,17% sunitë dhe 14,73% bektashinj.
📌 Ndërsa në regjistrimet e viteve 1927 dhe 1942, ortodoksët janë gjetur të përbëjnë 22.3 dhe 20.7% të popullsisë dhe katoliket 10.7%, ndersa myslimanet ne teresi 67.5 %.
Po keshtu edhe me tej nder vite ruhen te njejtat proporcione
Perfundimi:
____________
▪️Sipas Censusit te Rames te vetmit, qe "pakesohen" cuditerisht me tre here jane vetem ortodokset dhe bektashinjte.
▪️Emigracioni ka vepruar proporcionalisht ne te gjithe krahinat por sipas Cemsusit te manipuluar te Rames vetem ortodokset dhe bektashinjte u pakesokan.
▪️Te gjitha besimet e tjera si myslimanet me 14% e katolike me rreth 2% sipas censusit te Rames ndryshojne me disa perqind, ndersa ortodokse e bektashinj
"cuditerisht" pakesohen me here pa asnje shkak.
▪️Edhe publikisht eshte pare qarte konsistenca demografike shume e dukshme masive e te bektashinjve dhe ortodokseve, por Censusi i Rames me regji antishqiptare shtrembeton me qellim kete realitet duke nxitur nje dasi artificiale dhe te lige.
▪️Persa kohe eshte Edi Rama ne qeveri çdo Census do te jete i manipuluar, provokativ dhe i genjeshtert.