Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama përsa i përket gjendjes skandaloze të shëndetësisë në Shqipëri.
‘Po a nuk është krim kundër njerëzimit t’u mungojnë vogëlushëve ilaçet, kurse ti blen për oborrin tënd instalimin 4 milionë?’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Ti shkon aty dhe gjen njerëz pa kurajo, që rrinë kokulur para teje, në vend që të të përzënë nga salla.
Përgëzoj qytetarin që i tha maskara, as këtu nuk ndjen përgjegjësi.
Bëri atë që duhej ta bënte çdo mjek në atë sallë.
Po a nuk është krim kundër njerëzimit t’u mungojnë vogëlushëve preparatet për të mjekuar sëmundjet e rënda, kurse ti blen për oborrin tënd me paratë e shqiptarëve 4 milionë instalimin në oborr?
O kriminel, po krimi nuk mund të jetë tjetër veçse ky!
A nuk është krim kundër njerëzimit të marrësh kobaltin e dalë jashtë kohe dhe ta përplasësh në korridore për të sëmurur të sëmurë, personel, qytetarë që kalojnë aty afër dhe të mos çajë kokën asnjë njeri.
Të mos çajë menderen ministrja jote, kriminele, Korba e Covidit.
O qytetarë, ajo arrogancë dhe pafytyrësi që tregoi ishte vetëm t’u mashtronte ju, t’u thoshte se këta janë fajtorët në një kohë kur vetë është kryefajtori.
A nuk është krim kundër njerëzimit të mungojnë ilaçet për vite dhe muaj, të cilat stopojnë agresionin e sëmundjes? Vetëm e vetëm se ti shpenzon në dy vite 21 milionë euro me avion-taksi në 141 udhëtime.
Kujt i thua ti krim kundër njerëzimit? Po nëse ka krim kundër njerëzimit, më të madh se kjo nuk ka.
A nuk është krim kundër njerëzimit të mbledhësh ilaçet bërllog nga depot e botës, jashtë të gjitha kritereve, pasi ndryshove ligjin, dhe të mjekohen shqiptarët me ilaçe kallp?
Po jo Tire mo, po ti je padrino, je kryekrimineli i këtij vendi, kurrë në histori vendi nuk ka pasur një kryekriminel të tillë.
Dhe unë u them ju, asnjë diktator, asnjë pushtues, nuk ka mbajtur një qëndrim të tillë ndaj shtetit të shqiptarëve.
A nuk është krim kundër njerëzimit t’u premtosh shqiptarëve shëndetësinë falas dhe t’u vendosësh atyre sistemin e vjedhjes dhe korrupsionit në të cilin ata detyrohen të paguajnë 60 përqind të kostos së shërbimit.
Kurse ata që nuk kanë, detyrohen të përpëliten në krahët e vdekjes pa asnjë shpresë.