Berisha: 34 vjetori i kryengritjes së 2 korrikut 1990, protestuesit rrëzuan regjimin e fundit komunist në Europë

Tuesday, 02 July 2024 18:04
 

Kreu i PD, Sali Berisha ka kujtuar protestën masive popullore të 2 korrikut 1990 që ndodhi kundër regjimit komunist në Shqipëri.

Berisha është shprehur se kryengritja paqësore e 2 korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë. Ajo me jehonën e saj të jashtëzakonshme dëshmoi se Shqipëria socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkëmb graniti i socializmit në Europë, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura në këtë vend kishte hyrë në agoninë e saj.

 

Postimi:

Sot 34 vjetori i kryengritjes së 2 korrikut 1990.

Të dashur miq, në historinë e qëndresës së shqiptarëve kundër diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë dhe lirisë së tyre, 2 korrik 1990 do mbetet një ditë e shënuar. Me datën 2 korrik të vitit 1990 mijëra të rinj punëtorë, por edhe intelektual e të persekutuar të Tiranës u ngritën kundër diktaturës komuniste dhe me një guxim epik shembën në Tiranë Murin e Berlinit, hynë në oborrin e Ambasadës Gjermane dhe ambasadave të tjera. Me aktin e tyre të guximit të jashtëzakonshëm ata plagosën për vdekje diktaturën e fundit staliniste në Europë.

Por mjerisht qytetarët e Tiranës dhe inteligjenca e saj ato ditë u gjetën në bisht të kohës. Ata nuk guxuan të mbështesin kryengritjen e guximtarve të kombit, nuk mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës për të përmbysur si në vendet tjera ish-komuniste diktaturën hoxhiste në Shqipëri. Por pavarësisht nga kjo, Kryengritja paqesore e 2 korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë. Ajo me jehonën e saj të jashtëzakonshme dëshmoi se Shqipëria socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkëmb graniti i socializmit në Europë, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura në këtë vend kishte hyrë në agoninë e saj.

Ndaj dhe sot ju ftoj të përulemi me mirënjohje të thellë dhe nderim të madh para të gjithë atyre djemve dhe vajzave të pamposhtur e guximtarë që përmbysën me 2 korrik të vitit 1990 murin e Berlinit në segmentin më të lartë, më të trashë, me të zi të tij në Tiranë.

Mirënjohja jonë këte ditë shkon edhe për ambasadorin e RFGJ Ëerner Daum dhe kolegët e tij për mbështetjen e tyre të fuqishme për kryengritësit e 2 korrikut dhe popullin e shtypur shqiptar.

Nderim i veçantë për martirin e kësaj kryengritje, të riun 15 vjeçar Artim Basha që ra për të mbetur i pavdekshëm në altarin e lirisë së shqiptarëve. #sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...