“Kurrë nuk më ka mërzitur!”- Lamtumira e fundit për Ismail Kadarenë, vajzat e shkrimtarit: Ishte i veçantë! E përfytyroj që është ngjitur në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon

E mërkurë, 03 July 2024 17:28
 

I është dhënë lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, në varrezat e Tufinës, në Tiranë, pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

 

Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza ku ishin të pranishëm vetëm familjarë të shkrimtarit, është shprehur se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat.

“Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia qysh fëmijë”, është shprehur ajo.

ismail kadare tufine

 “Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë e plotë të tjera, por nuk ka kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria”, u shpreh vajza e Ismail Kadaresë.

besiana kadare ismail kadare

Vajza tjerët e shkrimtarit, Besiana Kadare, në fjalën e saj në varreza, tha se e përfytyron që Kadare ‘është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon’.

Më tej ajo shtoi se një nga mënyrat më të mira për t’i bërë homazh për të, është që të lexojmë të gjithë përsëri veprat e tij.

“Të dashur miq faleminderit që keni ardhur sot. Jemi të gjithë shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri, mesazhet e ngushëllimit, shumë ceremoni prekëse. Nuk do bëj ndonjë fjalim, e përfytyroj që thoshte një nga frazat e tij të preferuara ‘ do na lësh rehat tani, nuk dua’. E përfytyroj është ngjitur, është si në një vorbull drite, e përfytyroj që është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë të gjithë përsëri veprat e tij. Faleminderit që keni ardhur sot”, tha Besiana Kadare.

 
 

Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin dhe mbesat e nipërit e Kadaresë, të cilët u panë të përlotur krah njëri-tjetrit.

Një prej mbesave të tij, e përlotur recitoi një poezi, ndërsa e përshëndeti për të fundit herë, duke thënë “Lamtumirë baba, ashtu siç të kam thirrur gjithmonë!”

 

mbesa e ismail kadare

Pas fjalëve të lamtumirës së mbesës, nipi i Ismail Kadaresë recitoi poezi të gjyshit të tij në frëngjisht.

 

ismail kadare mbesat (3)

ismail kadare mbesat (1)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...