Berisha: Më 11 korrik t’i dëshmojmë njëri-tjetrit dhe botës se ne jemi shumica, se ne jemi fitorja, e ardhmja, ndryshimi

E Enjte, 04 July 2024 00:05
 

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita në 11 korrik përpara kryeministrisë.

‘Më 11 korrik t’i dëshmojmë njëri-tjetrit dhe botës se ne jemi shumica, se ne jemi fitorja, se ne jemi e ardhmja, se ne jemi ndryshimi’, theksoi Berisha në tubimin në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Të premten, qyteti te bashkia.

Prania e kreut të grupit strukturuar kriminal të bashkisë, që mbrohet nga Altin Dumani, është poshtërim për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Ndaj dhe e premtja le të jetë dita e fundit e tij.

Dita e turpit e tij.

Dita që duhet të varet në shtyllën e turpit të historisë.

11 korriku është dita e çdo shqiptari.

Është dita e të gjithë qytetarëve që e duan Shqipërinë.

Është dita e çdo shqiptari që i qan, që i lëngon shpirti dhe zemra për zbrazjen e këtij vendi.

Është dita e çdo qytetari që i dhemb shpirti dhe zemra kur mendon se 18 përqind e fëmijëve nuk kanë më shumë se ose një dy vakte ushqim në ditë.

Është dita e çdo shqiptari që ka zemër dhe i dhemb shpirti kur mendon se qindra e mijëra të sëmurë me sëmundje të rënda nuk marrin dot ilaçet e tyre sepse Edi Rama blen stolinë për oborrin e tij 4 milionë euro.

Sepse shpenzon me udhëtimet me avion-taksi 21 milionë euro.

Ndaj dhe me 11 korrik, t’i dëshmojmë njëri-tjetrit, t’i dëshmojmë botës se ne jemi shumica. Se ne jemi fitorja. Se ne jemi e ardhmja. Se ne jemi ndryshimi.

Sepse ne do bëjmë zgjedhje të lira, do fitojë opozita, do fitojë Shqipëria.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...