Berisha: Përshëndes prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 mln eurove të klanit Boçi, të lidhur me Ramën dhe Veliajn

E Enjte, 04 July 2024 00:10
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se e falënderon prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën dhe Erion Velinë.

Berisha ndër të tjera theksoi se drejtësia e Gjokave, e Dumanëve, e Sadushëve është drejtësi e krimit.

Fjala:

Miqtë e mi, kjo dramë që u luajt në dyert e Skrapit të partisë është një apel për çdo shqiptar të ngrihemi.

Të ngrihemi se pa drejtësi nuk ka liri.

Se drejtësia e Gjokave, e Dumanëve, e Sadushëve është drejtësi e krimit.

Drejtësi e narkokrimit.

Drejtësi e narkoshtetit.

Askush nuk duhet të dekurajohet.

Shqipëria, ju garantoj se ka juristë të shkolluar në shkollat më të mira të botës, se edhe në sistemin e sotshëm ka nga ata që i kanë shpëtuar gjahut të shtrigave sorosiane, me të cilat Xhorxhi e shndërroi drejtësinë në degë të ekzekutivit, të gatshëm të bëjnë ligjin, të respektojnë ligjin, të respektojnë Kushtetutën.

Jam këtu për të përshëndetur prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Erion Velinë këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Velicën këmbë e kokë.

Thuhet se gruaja e Boçit ka qenë edhe këshilltare e Edvin Ramës.

Por miqtë e mi, kjo zonjë apo zonjushë se unë nuk e njoh, ka një rrogë të paktën katër herë më të ulët se Zamani dhe zamanët e tjerë të Skapit.

Dhe me një firmë sekuestron më shumë se në pesë vite Skrapi i partisë.

As nuk ka mbrojtje, as nuk ka badigardë, por ka nderin dhe integritetin e vet dhe merr vendime të tilla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...