‘Te hoteli…është aksioner Lali Eri’/ Si u përpoq, ‘afërmendsh’ Dumani të lehtësojë akuzat për grupin kriminal

E Enjte, 04 July 2024 10:11
 

Ndërkohë që SPAK u mundua të lehtësojë akuzat ndaj drejtorëve të Erion Veliajt, të akuzuar për dosjen “5D”, Apeli i Posaçëm këtë herë nuk veproi, "afërmendsh", siç dëshironte Altin Dumani, por i cilësoi vartësit e Veliajt si grup i strukturuar kriminal.

Prokurorët e SPAK,, ashtu siç kanë copëzuar dosjen hetimore të inceneratorëve për të shpëtuar Ramë e Veliajn, vepruan edhe me dosjen "5D", një skemë vjedhje kriminale 100% e taksave të qytetarëve. 

Por Apeli i Posaçëm ka dhënë edhe një urdhër për SPAK-un.

Gjyqtari Florian Kalaja ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë për çështjen e hotelit në Durrës, që përmendet në bisedat e shtetases Jona Bejko.

Në vendimin e zbardhur të Apelit të Posaçëm thuhet se SPAK duhet të marrë në pyetje shtetasen Jona Bejko, për të mësuar dijeninë që ka mbi të dhënat apo informacionet që di rreth këtij hoteli.
 

“Gjykata vlerëson se është e nevojshme dhe e domosdoshme për ecurinë e mbarëvajtjen e hetimit që Jona Bejko të pyetet dhe të hetohet lidhur me të dhënat e përmbajtjes së këtij komunikimi apo të kësaj dijenie të saj, duke e verifikuar gjithashtu edhe ekzistencën e këtij projekti në Durrës, natyrën e investimit të tij dhe kontributin apo përfshirjen e subjektit tregtar 5D KONSTRUKSION në këtë investim dhe gjithashtu edhe identifikimin e plotë të subjekteve që hasen apo që kanë interesa nga kjo shoqëri tregtare, qofshin ato persona fizikë, zyrtarë apo jo dhe qoftë edhe persona juridikë të tjerë të lidhur me të”, theksohet në vendim.

Nga dosja hetimore ndaj kompanisë “5D Konstruksion” u zbardhën detaje për aferat e drejtorëve pranë Bashkisë së Tiranës.

Hoteli në Durrës përmendet nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës në bisedat e tyre telefonike.

Sipas përgjimeve të zbardhura nga dosja e SPAK-ut, punonjësja Jona Bejko bisedon me një tjetër person dhe zbulon se “5D Konstruksion” po ndërton një hotel. Ajo thotë se aksioner është edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, përveç drejtorëve.

Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celular i shtetases Jona Bejko punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit.

Në dosje rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je”, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...