VOA: Beqaj, i përfshirë në skemën korruptive për përfitime nga ndihma e huaj dhe programet e BE-së

E Enjte, 04 July 2024 13:49
 

Zëri i Amerikës

Në Shqipëri, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pjesë e kabinetit qeveritar në mandatin e parë të kryeministrit Edi Rama, u arrestua sot nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj dhe programet e BE-së. Përveç tij, mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka lëshuar urdhëra arresti dhe për katër bashkëpunëtorë të zotit Beqaj, nga të cilët dy me arrest në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpie. 

Zoti Beqaj u emërua në krye të Agjencisë në vitin 2021, pavarësisht dyshimeve që ishin ngritur ndaj tij për proceset e koncensioneve në Shëndetësi. Në nëntor të vitit të kaluar, ai dha dorëheqjen, pasi ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i udhëtimit jashtë vendit”, në kuadër të hetimeve për rastin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. 

Gjatë këtij hetimi, ishin arrestuar më herët ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj, i cili ishte ortak me 40 përqind të aksioneve të kompanisë që kishte fituar koncensionin. Partneri i tij ishte shoqëria italiane Servizi Italia. Në mars të këtij viti, zotit Beqaj iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre”.

Më herët, në dhjetor të vitit të kaluarm autoritetet e Drejtësisë ushtruan kontroll në banesën e zoti Beqaj, në kuadër të hetimit të ri që po kryhej për abuzimet me fondet e programit Eusair (Strategjia e Bashkimit Europian për Rajonin Adriatiko-Jonian) koordinator i të cilit ishte një person i lidhur ngushtë me zotin Beqaj. Sipas hetimeve, ne emër të këtij programi, kërkoheshin dhe merreshin fatura fiktive disa mijëra eurosh, për shërbime të pakryera “duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...