I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Sonila Meço për të folur mbi arrestimin e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqja ishte deputeti i PL, Petrit Vasili.
Vasili është shprehur se Beqja amnistohet për qindra milionë euro për aferat e shëndetësisë dhe arrestohet për fatura mijëra euro, e gjitha kjo sipas deputetit të Pl bëhet për të dhënë mesazh në Bruksel se po luftohet korrupsioni.
"Komisioni hetimor për chec up gjeti shkelje shumë të rënda dhe pyetja e parë që i drejtova vetes është se paratë për të cilat bëhet fjalë në aferat e shëndetësisë nuk kanë të krahasuar sa i takon dimensionit. Bashkëpunëtorët e tij në aferën e sterilizimit janë në burg , pyetja që shtrojmë është cili është metri që mat shkeljet dhe paratë e shpërdoruara.
Patjetër duhet dënuar por arrestimi për qindra mijëra euro nuk krahasohet me qindra milionë euro të vjedhur dhe shpërdoruar me koncesionin e sterilizimit. Në të gjitha aferat del emri i Veliajt dhe i Ramës.
Ka pasur dhe shumë afera që kanë goditur fondet evropiane dhe nuk janë marrë masa por në këtë rast arrestohet Beqja sepse duan të japin mesazhin në Bruksel se ne po luftojmë korrupsionin.
Përse kur bën dëme me qindra milionë euro nuk e gjen asgjë dhe arrestohet për shifra qindra mijëra euro Beqja, pra këta janë të interesuar të jepet mesazh në Bruksel dhe jo të luftohet seriozisht korrupsionin."