'Ramaforma, vetëvrasja e Trashajt dhe heshtja kriminale e narko-shtetit'

Premte, 05 July 2024 10:37
 

Nga Petrit Vasili

Më e rënda dhe më tragjikja shuplakë për Ramaformën në Drejtësi ndodhi. Vetëvrasja e historianit Pal Trashaj, qytetarit të thjeshtë të vjedhur nga mafiozët e bankave dhe të lënë në mëshirë të fatit nga drejtësia janë fytyra e narko-shtetit. 

Heshtje totale nga të gjithë palaçot e qeverisë dhe nga ai që është sipër tyre, Edi Rama. Ky i fundit, që thur elegji për çdo lloj idiotësie që mbron çdo hajdutëri qindramilionëshe të qeverisë, që flet njëqind herë për kërpudhën e dëmtuar në oborr të kryeministrisë, nuk ka asnjë fjalë për të ndjerin Pal Trashaj.

Rama, që skërmit dhëmbët dhe kërcënon kë t'i dalë përpara, qytetar, gazetar apo opozitar, nuk flet asnjë fjalë për institucionet e këtij shteti, që e vranë të ndjerin Trashaj.

Asnjë fjalë apo hetim të thelluar deri në fund nuk ka nga institucionet e drejtësisë në dyert e të cilave e dha jetën Trashaj.

Asnjë fjalë nuk ka qeveria dhe institucionet e hetimit financiar apo të ministrisë së Drejtësisë për fillimin e një hetimi dhe ndëshkimi shumë të rreptë të mafiozëve që me kredi mashtruese po vrasin realisht çdo ditë mijëra qytetarë të thjeshtë.

Thënë më thjesht, në narkoshtetin e Edi Ramës, të gjithë heshtin dhe as vdekja nuk shqetëson kërkënd nga ajo lukuni rilindasish që kanë zaptuar zyrat e institucioneve dhe që paguhen nga gjaku dhe mundi i taksave të qytetarëve, që këto institucione t’i mbrojnë qytetarët nga horrat, por kjo nuk ndodh sepse horrat janë vetë sot nëpër zyra.

Ramaforma në drejtësi, që vetëm mbron Ramën, Veliaj dhe bandat e tyre nuk i ka në hesap fare qytetarët.

Pal Trashaj vetëvritet në dyert e SPAK dhe Dumani s'gjen dot as edhe një minutë kohë ta presë, ndërsa vrapon duke iu marrë fryma dhe i mbushur me servilizëm që të takojë çdo të huaj a thua se paguhet që t’u bëjë temena të huajve e jo të zgjidhë hallet e padrejtësive, që ju bëhen shqiptarëve.

Kjo vetëvrasje është procesioni funebër i Ramaformës që nuk u bë dot kurrë Reformë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...