Berisha: Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia

Premte, 05 July 2024 21:49
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te ndërtimi i tunelit të Llogarisë, duke akuzuar qeverinë si të çmendur nga vjedhjet dhe babëzia.

‘Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet m të përzemërta, mirënjohjet më të pakufishme ndaj jush qëndrestarëve të kauzës së drejtë.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që sot me guxim protestuan tek Bashkia e Tiranës kundër hajdutit më të madh që ka njohur ajo bashki në tërë ekzistencën e saj, Erion Veliajt.

Miqtë e mi, çdo ditë që kalon lartësohet gjithnjë e më shumë beteja juaj që bëni.

Beteja kundër një grupi pushtetaro-oligarkësh që po shfarosin nga Shqipëria shqiptarët.

Miqtë e mi, kjo betejë është shpresa e fundit për çdo shqiptar.

Kjo betejë është fitorja e fundit e shqiptarëve.

Fitorja që çel rrugën rikthimit të demokracisë, shpresës, besimit, shqiptarizmit në Shqipëri.

Të dashur miq, ka vetëm një rrugë, rrugën e protestës, rrugën e mosbindjes civile, rrugën e fitores.

Çdo ditë që kalon del në pah me të gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.

Të dashur miq, çdo ditë që kalon del në pah me gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.

Të dashur miq, çdo kilometër rrugë e ndërtuar është për t’u përshëndetur, por kurrë monumentet e krimit ekonomik dhe korrupsionit si këto që ndërton Edi Rama për klientelën e tij.

Sot, qeveria pasi i vuri flakën pylli të pishave në Qafën e Llogarasë, inauguroi tunelin, i cili po të marrësh banorët e Bregut, në maksimum 4 mijë frymë, shkon një investim prej 45 mijë euro për banorë.

Në qoftë se shton këtu 10-11 mijë turistë, përsëri investimi shkon 12 mijë euro për turist dhe banorë.

Nuk ka vjedhje më të madhe, nuk ka shpërdorim më të madh, nuk ka korrupsion të tillë në Europë dhe në botë.

Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia.

Të ndërtosh një tunel ku i detyrohesh të investosh 12 mijë euro për turist dhe banor në kulmin e turizmit, do të thotë të jesh i çmendur pas vjedhjeve. Do të thotë të kenë blerë pronarët e hoteleve me miliona e miliona euro.

T’i vësh flakën pyllit të Llogarasë për të tymosur krimin e shëmtuar, je dy herë kriminelë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...