Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me dekretimin antikushtetues të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi e ka quajtur Begaj injorant dhe ushtar të Ramës, si dhe ka publikuar ligjin të cilin presidenti nuk e ka respektuar në vendimin e tij për të dekretuar kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili shpallte vakancën e postit të Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe kërkonte miratimin sa më shpejtë nga presidenti.
‘Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, mqs Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpallë zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo?! Ligji!’, shkruan Bardhi.