Berisha: Qeveria vodhi 930 milionë euro në 9 muaj. Më këtë shifër, rrogat e shqiptarëve do ishin rritur me 130%

Saturday, 06 July 2024 21:41
 

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me qeverinë e tij ka vjedhur 930 milionë euro në vetëm 9 muaj. 

‘Më këtë shifër, rrogat e shqiptarëve do ishin rritur me 130 përqind’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Ftoj shqiptarët të bashkohemi dhe të mos qëndrojmë skllevër të vjedhjes qeveritare, e cila vetëm në fonde publike në 9 muaj arrin në 930 milionë euro sipas KLSH-së.

930 milionë euro është rroga e shqiptarëve e rritur me 130 përqind.

Të ngrihemi, të mos qëndrojmë skllevër të këtij regjimi që në një anë nga paratë e taksave vjedh 930 milionë euro, nga ana tjetër 18 përqind e fëmijëve mbeten me një apo dy vakte në ditë ushqim.

Nga një anë vjedh 930 milionë euro, nga ana tjetër 47 përqind e fëmijëve mbeten në gjendje urie.

Të përmbysim këtë regjim që nga një anë vjedh në 9 muaj 930 milionë euro, nga ana tjetër largon pasivisht shqiptarët si në asnjë vend tjetër të planetit nga Shqipëria.

Si në asnjë vend që nuk është në luftë civile nga Shqipëria.

Largon në 8 vite 40 përqind të shqiptarëve sipas statistikave të BE, Britanisë së Madhe dhe SHBA.

Miqtë e mi, o sot o kurrë shqiptarët duhet të bashkohen kundër këtij regjimi që ka vendosur modelin e vjedhjes 100 përqind të fondeve publike, cili është rasti i Erion Veliajt.

Nga ana tjetër, qindra e mijëra shqiptarë ndërrojnë jetë të pamjekuar nga sëmundjet e pamëshira, nga sëmundjet e egra, sepse ilaçet i merr korrupsioni, sepse ilaçet nuk sillen për 6 muaj dhe 1 vit, sepse aparaturat mbeten stoqe ose të papërdorura për vite e vite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...