Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka pas takimeve me banorët e zonës së Kombinatit, ka konsumuar edhe një kafe me demokratët e simpatizantët në këtë zonë.
‘PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat kanë potencialin të tërheqin mijëra qytetarë në rrugën e drejtë, por të vështirë të opozitarizmit’, shkruan Flamur Noka në postimin e tij në Facebook.
Reagimi i plotë i Flamur Nokës:
Një kafe me demokratë të zonës së Kombinatit.
Organizimi i protestës së 11 korrikut kërkon bashkërendimin e të gjitha energjive tona.
PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat kanë potencialin të tërheqin mijëra qytetarë në rrugën e drejtë, por të vështirë të opozitarizmit.
Mendimet dhe idetë janë të larmishme.
Ato shpesh nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, mirëpo qasja se protesta e bashkon shoqërinë përtej politikës së ditës, është e përbashkët për çdo demokrat, e kështu duhet të jetë për çdo qytetar të përgjegjshëm.
11 KORRIK
Ora 20:00
Vendi Kryeministria