Menyra e vetme që shoqeria shqiptare të ngrihet në lartësinë e shpresave të veta është protesta.
Kur nisem rrugen e lirisë para 34 vitesh besonim sa do ta mundnim varferinë shumë më shpejt dhe po kaq do të instalonim një shtet të së drejtes.
Varferia ka trokitur kudo në qytet e fshat sepse korrupsioni qeveritar ka grabitur në fshat dhe qytet. Paraja publike nuk shkon në të mira publike por në xhepa pushtetaresh dhe klienteve të tyre në biznes. Krimi mbikqyr proceset ekonomike e politike.
Të tjera rroga e pensione do kishin shqiptaret nese vjedhja nuk do të mbreteronte sovrane. Skandalet janë karta e identitetit të kesaj qeverie qysh në vitin 2013. Konçensionet dhe inceneratoret tymi i të cilave del ngadale mbi pullazin e SPAK janë dy “sukseset” e kesaj qeverie e cila me keto para blen zgjedhjet dhe paguan patronazhistet. Shqiperia ka nevoje per një Qeveri Teknike per të garantuar rrotacionin demokratik.
Institucionet njëra pas tjetres kanë rënë. Gjithçka është në doren e një njeriu, në doren e Edi Rames. Vendi nuk ka President, nuk ka Parlament nuk ka dinamika e logjike institucionale, ka vetem vullnet despotik.
Drejtesia nuk heton dosjet korruptive të zgjedhjeve ndonëse gjithë shtypi i Europes ka folur per to e narkotrafikun që ndyn shtetin tonë.
Me 11 Korrik çdo kush gjen motiv per të protestuar për dinjitetin e vet, për të ardhmen e femijeve që sot duan vetem të ikin , të debuar nga arrogance e korrupsioni qeveritar, nga banaliteti e idiotesia e tyre mendore.
Kjo qeveri nuk e pranon bashkëjetesen demokratike! Provat e saj per dhunimim e opozites janë të pafundme. Më e spikatura mbetet ndalimi dhe arrestimi i Kryetarit të PD-së dhe Liderit të Opozites Sali Berishes pa akuze pa prova.
Ndalimi i shefit të Opozites është kercenim per të gjithë. Nuk është më një çeshtje individuale e nje personaliteti sado perfaqesues në simboliken e vet por e ndergjegjes se një populli të raportit të tij me drejtesinë dhe demokracinë.
Një vend i Natos dhe kantidat per në BE megjithese kesj qeverie nuk i intereson integrimi si pengese per te vjedhur nuk mund të synoje nxjerrjen jashtë ligjit të Opozites. Burgosja politike është defakto nxjerrje jashtë ligji, bllokim i pluralizmit.
Protesta është mjeti i fundit i cili jo thjesht opoziten por shoqerinë e çon drejt aspiratave të veta. Konformizmi është atentat ndaj së tashmes dhe së nesermes.
Të rrish indiferent, të shmagesh sot i bie qe neser do jesh më i pambrojtur, më i kercenuar, më i patronazhuar , më i kontrolluar në votë dhe në liritë e perditshme.
Me 11 Korrik ne darke duhet të shfaqet shoqeria me gjithe spektrin e saj , ata që e duan dhe që nuk e duan PD, gjysher, prind nipa e mbesa. Duhet të jemi bashkë të gjithë ata që bashkohemi në konceptet universale për të miren , të drejten dhe të dobishmen.
Kjo është një proteste emancipuese per një Shqiperi më të mirë, kunder korrupsionit, kunder varferise, kunder keq qeverisjes, per drejtësi , zgjedhje të lira, integrim e demokraci, per një Shqiperi që i thotë ndal shkretimit. Të gjithë bashkë ja dalim. Le të ikin nga vendi nese drejtesia si ndal hajdutet dhe batakçinjet që kanë vetem bark e prapanica pushteti por duhet të rrinë Shqiptaret zot të vetvetes dhe lirive të tyre. Ne e kemi thyer njehere regjimin totalitar. Historia na ka vënë në prove per se dyti. Perseri do ta thyejme. Projekti per Shqiperinë si gjithe Europa riprezantohet mbremjen e 11 Korrikut në Bulevardin Deshmoret e Kombit!
Agron Gjekmarkaj
Nën Kryetar i Partisë Demokratike të Shqiperisë!