Berisha: Banda e narko-trafikantëve e Taulant Ballës në Korçë, keqtrajton shtazërisht 18-vjeçarin

Diel, 07 July 2024 21:02
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me keqtrajmin shtazarak ndaj një të riu 18-vjeçar në Korçë, nga simpatizantë të Partisë Socialiste.

‘Dënoj me forcën më të madhe dhunën shtazore ndaj të riut dhe mbrojtjen që u bëhet banditëve nga Balla’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Banda e narko-trafikantëve e Taulant Ballës në Korçë keqtrajton shtazërisht 19 vjeçarin.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën shtazore ndaj të riut dhe mbrojtjen që u bëhet banditëve nga Balla.

📩Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!

Pershendetje. Dua te bej nje denocim per disa persona simpatizant te partis socialiste qe ndihmoen nga Taulant balla kan dhunuar kusheririn im ne korce me sende te forta me thika dhe me arme dhe Taulant balla po fsheh kte krim ku nje 18 vjecar u dhunua nga 7 persona nga mosha 25 deri 40 vjec

Konflikti ka ndodhur qe kur ishin zgjedhjet kta persona ndanin lek per te blere vota per partin socialiste dhe ka vazhduar gjate ku para 20 ditesh ne jemi konfliktuar dhe shtetasi Andra Diamanti me ka goditur mua me thike me pas jemi perballur perseri ku jemi konfliktuar me fjale dhe na kan kercenuar me jete une kam dal ne ate kohe jashte shtetit dhe kusheriri im i vogel ne dat 19 ka dal i vetem ku eshte goditur me makine me pas ata kan dale  nga makina e kan qelluar me dru ne koke me pas i kan hedhur gaz lotsjelles ne momentin qe ai ka tentuar te largohet dy persona ne te njejten kohe e kan qelluar me thike ne koke

Njeri prej tyre e ja goditur disa here me pjesen e poshtme te pistoletes dhe ne momentin qe ai eshte rezuar ata e kan goditur te gjithe me shkopa bejsbolli

Andrea Diamanti

Dhionis Diamanti

Majk Kanani

Spartak Selimi

Sotiraq Sterio

Edhe 2 persona qe ai nuk ka mundur ti shikoje se kush ishin

Nuk eshte hera e pare qe po te njejtet persona dhunojne persona te thjeshte ne qytet jan gjith kohes te armatosur dhe njihen ne qyteti  e korces si te vetmit bashkpuntor te Drejtoris Vendore Policis Korce qe meren me shitjen dhe transportin e lendeve narkotike. I gjithe qyteteti e di se keta . .

jane te lidhur direkt me Taulant Ballen qe ata kane perdorur makinat Discover te policis me qellim transportin e lendve narkotike nga brenda qytetit deri ne doganen e kapshtices. Ata jane kallxuar ne polici por behet presion i madhe per terheqjen e kallximit.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...