Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
‘Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një fushatë të qetë’, u shpreh Blendi Klosi, kreu i grupit të PS-së.
Nga ana tjetër kongresi i Partisë Socialiste i cili ishte parashikuar që të mbahej në datë 20 korrik, është shtyrë dhe do të mbahet me datë 27 korrik.