Klevis Balliu, shefi i organizimit në PD, tha se Edi Rama nuk e lëshon lehtë Olta Xhaçkën pasi tek Olta është edhe vëllai i kryeministrit, partneri i të cilit ishte këshillltari i Xhaçkës.
I ftuar në një intervistë në Ora News Balliu u shpreh se në protestën e 11 korrikut duhet që të protesohet për fëmijët tanë.
'Qëndrimi i PD për këtë çështje është shumë e qartë, marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar nga të gjithë aletatët, SHBA, BE, të gjitha ambasadat perëndimore përfshirë këtu OSBE të gjitha institucionet që janë marrë me këtë cështje, 5 qershori nëse duam të bëjmë ndryshim.
Prpopozimi i PS përkthyer ndryshe ishte një propozim për të mos patur absolutisht asnjë ndryshim. Kjo ishte ajo çfarë propozoi PS.
Personalisht nuk jam i habitur nga kjo qasje.'- shprehet Balliu.