Erion Veliaj është një produkt mediatik, ndaj për shumëkënd ka qenë i çuditshëm fakti se ai ka mbyllur Instagramin e tij.
Llogaria e tij zyrtare me më shumë se 385 mijë ndjekës nuk shfaqet askund në rrjetin e njohur social, ku Veliaj ishte shumë aktiv.
Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë ka ndodhur me llogarinë e Veliajt në Instagram.
Por ky zhvillim vjen në kohën kur SPAK ka sekuestruar disa pasuri të ish-drejtorëve të Veliajt, mes tyre kompaninë 5D dhe hotelin luksoz që po ndërtohej prej tyre në Durrës.
Kujtojmë se një punonjëse e kësaj kompanie ka konfirmuar se pronar i hotelit është Erion Veliaj.
Ndërkohë, një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha denoncoi se SPAK ka firmosur urdhër-arresti për Veliajn dhe vëllain e tij, por më pas është tërhequr.
Kjo lëvizje e Veliajt vjen pikërisht në një moment ku rrjetet sociale janë shndërruar dhe në “ushqim” për SPAK për të hulumtuar e zhbiriluar rreth çështjeve në hetim.