Këto ditë, mediat sociale janë të mbushura me foto të plazheve bosh në Shqipëri.
Shumëkush pyet me ironi, se ku janë ata miliona turistë që propagandon qeveria e Edi Ramës.
Ndërkohë, edhe kreu i PD, Sali Berisha publikoi një foto nga plazhet bosh në zonën e Spillesë.
‘Spille, plasi turizmi?!’ ironizon ai.
Kujtojmë se tani jemi në kulmin e sezonit, por pamjet që vijnë nga plazhet në vend, por sidomos në jug, janë për të ardhur keq.
Shumë pak njerëz shihen duke frekuentuar brigjet shqiptare këto ditë.