Berisha fton administratën, pensionistët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe biznesmenët të dalin në shesh

E mërkurë, 10 July 2024 22:21
 
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve u ka bërë thirrje çdo punonjëse dhe punonjës të ndershëm të këtij vendi, që konstaton se si zyrat e shtetit janë shndërruar në zyrat e hajnisë të pamëshirë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Berisha ka theksuar se nesër është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor.  

Fjala

Nesër ftoj në shesh çdo punonjëse dhe punonjës të ndershëm të këtij vendi, që konstaton se si zyrat e shtetit janë shndërruar në zyrat e hajnisë të pamëshirë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Që konstaton se shteti i drogës dhe i krimit është antishteti i vërtetë.

Të bashkohen me ne në respekt të qytetarëve dhe vetes së tyre.

I garantoj se administrata do ketë respektin e merituar.

I garantoj se pensionistët do të kenë dyfishim të pensioneve dhe se do marrë fund keqtrajtimi dhe përçmimi i tyre me rrogat qesharake.

Garantoj mësues dhe nxënës se arsimi, shkollimi, cilësia do të jetë përparësia e të gjitha përparësive tona.

Ftoj çdo mësuese dhe mësues të bashkohet me ne në këtë betejë për shpëtimin e arsimit, për shpëtimin e Shqipërisë.

Ftoj mjekët, infermierët, të bashkohen me ne kundër këtij regjimi që me vjedhjet, plaçkitjet që u bën fondeve të ilaçeve, fondeve të sterilizimit, fondeve të mjekimit, kryen krime monstruoze kundër njerëzimit.

Dhe pastaj gjen dhe shpall mjekë dhe infermierë, kriminelë për krime kundër njerëzimit.

Bashkohuni me ne të ndryshojmë shëndetësinë tonë, t’i rikthejmë asaj dinjitetin, humanizmin, cilësinë që meritojnë shqiptarët.

Miqtë e mi, ftoj çdo biznesmen dhe biznesmene nesër të dalë me guxim në shesh sepse ne me ndryshimin që sjellim, duam t’i kthejmë biznesit konkurrencën e lirë.

Duam t’i kthejmë biznesit dinjitetin.

Duam t’i përgjysmojmë atij barrën fiskale.

Ndaj dhe mbyllni qepenat, derdhuni në shesh me qytetarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...