Kandidatura/ PBDNJ: Gjikuria do ndalojë grabitjen e pronave nga Rama

E Enjte, 11 July 2024 10:54
 

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka renditur arsyet se përse kanë zgjedhur Petro Gjikurian, si kandidat në zgjedhjet e Himarës që priten të mbahen 4 gusht.

PBDNJ thotë se kanë dalë te ky emër pas një sërë konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion.

Në deklaratën e tyre, për PBDNJ, në këto zgjedhje në Himarë do të varet fati i standardeve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.

PBDNJ fton himariotët që të votojnë kandidatin e opozitës për të mbrojtur pronat dhe të drejtat e tyre.

NJOFTIMI ZYRTAR

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas  konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë, por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e z Petro Gjikuria.

 Rrëmbimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës z Fredi Beleri dhe dhunimi i vullnetit të sovranit nga Kryeministri Edi Rama duke instrumentalizuar individë dhe segmente të Policisë së Shtetit, Drejtësisë, KQZ -së dhe vetë Presidentin e Republikës përbën precedentin më të rrezikshëm në historinë posttotalitare të vendit për votën e lirë, shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe të drejtat e njeriut duke rritur kështu edhe më shumë distancën që na ndan nga standartet dhe praktikat më të mira Evropiane.

Për rrjedhojë, në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.

Ndaj, le t’u bëhemi të gjithë krahë Himarjotëve në këtë mision fisnik për zgjedhje të lira dhe të ndershme që me aq përkushtim, vendosmëri dhe sakrifica i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe vullnetin e tyre, por njëherësh edhe pronën që po ua rrëmben autokrati me oligarkët e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...