Edi Rama u shfaq me atlete të bardha edhe në një nga samitet më të rëndësishme dhe më serioze në botë.
Rama i habiti të pranishmit në samitin e NATO-s, kur doli përpara tyre me atlete të bardha.
Videon e këtij momenti e postoi edhe kryetari i opozitës, Sali Berisha.
“Thuhet se i ka dhuratë nga McGonigal!” shkruan Berisha për atletet.
Kryeministri shqiptar shkon në samitin e sigurisë si i vetmi drejtues i një vendi anëtar të NATO-s që ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të SHBA.
Kujtojmë se Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim të rëndësishëm në kuadër të këtij samiti historik.