Vjedhja 'monstruoze' me inceneratorët dhe rruga e 'mundimshme' e SPAK-ut politik për të shmangur nga përgjegjësia Ramën e Veliajn

Saturday, 13 July 2024 16:05
 

Dosja e Inceneratori të Tiranës ka qenë prova kryesore që tregon se SPAK është një prokurori politike dhe nuk heton e nuk ndërmerr asnjë veprim pa urdhër nga Rama e Veliaj.

Përveç copëzimit të dosjes, moscilësimit të saj si grup i strukturuar kriminal, SPAK është kujdesur që për këtë mega-aferë korruptive, në të cilën Erion Veliaj është i përfshirë me firmë të tijën, ta shmangë atë nga hetimi. 

Lajmërimi i njerëzve para nxjerrjes së urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës edhe shmangia e Veliajt dëshmon edhe njëhërë faktin se kjo prokurori është e kapur politikisht.

Kohët e fundit është përfolur shpesh në media dhe në koridoret e politikës e drejtësisë se Edi Rama po kërkon nga SPAK që të merret vetëm me Veliajn për të larë venten, siç u përpoq të bënte me Arben Ahmetajn, por duket se Veliaj ka influenë thuajse të njëjtë me Ramën në këtë institucion.

Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Disa muaj më parë, në Dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 masa sigurie.

Konkretisht është caktuar 'arrest me burg' për:

1- Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre' Masa iu komunikua në burg

2- Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, - Akuzohet për 'Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor 'Masa iu komunikua në burg

3- Mirel Mërtiri, pronari i Albteckenergy - Në kërkim - Akuzohet për 'Mashtrim' e 'Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale'

4- Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, - Në kërkim - Akuzohet për  'Mashtrim'

5- Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës,- Në kërkim -  Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

6- Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

7- Taulant Tusha drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

8- Namik Simixhiu, ish anëtar i  Komisioni Prokurimit Inceneratorit të Tiranës, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

9- Jetmir Llapaj punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

Iu është komunikuar masa 'Arrest shtëpie':

10- Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, Akuzohet për 'Shpërdorim detyre', masa ndaj u ankimua nga Apeli i Posaçëm, duke u rikthyer në burg. Abeshi u lirua të premten e 12 korikut, pas përfundimit të afatit të paraburgimit.

11- Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

12- Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesionit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

13- Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

14- Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'

15- Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'.

Sot, Gjykata me kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Prençi ka dhënë dhjetëra masa sigurie për gazetarin Endrit Habilaj, një nga njerëzit kryesorë të Mirel Mërtirit, Denisa Tollkuçin, Dashamir Ymerajn, Ilir Dedjan, Renardo Nallbani, administrtatorin Giuseppe Ciaffaglione dhe dy shtetas të huaj.

Kujtojmë se Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, në cilësinë e aksionerit dhe administratorit të shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV SPV", janë nën hetim dhe në kërkim nga SPAK-u.

Siç shihet të gjithë të arrestuarit janë të niveleve të dyta e të treta, ose që nuk janë autorë të drejtpërdrejtë të ideimit, ngritjes dhe ekzekutimit të skemës së vjedhjes së miliona eurove nga xhepat e shqiptarëve.

Edhe Erion Veliaj u thirr në SPAK për të dëshmuar, por nga siguria që kishte e poshtëroi SPAK-un disa herë kur deklaronte se kam ardhur vetë dhe nuk më kanë thirrur. Guximi i Veliajt për të tallur publikisht  SPAK-un tregon shumë.

Edhe pse drejtësia thotë se Veliaj dhe familjarët e tij janë nën hetim pasuror. SPAK nuk ka mbyllur ende hetimet për inceneratorin e Tiranës, për të cilin priten masa të tjera në vijim.

Deri tani drejtësia po mundimshëm e me çdo mënyrë që të shmangë të pashmangshmen, Veliajn nga përgjegjësia, sesa do ta lejojë këtë kapoja kryesor i inceneratorëve, që është Edi Rama, që Veliaj të shmanget, kjo mbetet për t’u parë, por deri tani për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet është e dukshme se të dy kanë influencë mbi SPAK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...