‘Kosovën e duan në NATO dhe NATO-n në Kosovë’/ Kurti: Pasaporta jonë po fuqizohet

Diel, 14 July 2024 20:38
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa foli për sfidat në qeverisjen e tij, tha se ShBA-të, mbeten partner dhe aleat i pazëvendësueshëm për vendin e tij. Në fjalën e tij, para Këshillit  të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryeministri Kurti theksoi se Kosovën e duan në NATO dhe NATO-n në Kosovë.

“Vazhdojmë të besojmë që anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për organizatën dhe mekanizëm i duhur për qytetarët tanë. Ndërkaq, në asamblenë parlamentare të NATOS-s, vendi ynë me shumicë dërmuese të votave të delegatëve të shteteve anëtare të NATO-s, mori statusin e anëtarit të asociuar. NATO-n e duam në Kosovë dhe Kosovën e duam në NATO”, u shpreh Kurti ai.

Kurti gjithashtu theksoi se Kosova ka një pasaportë që po fuqizohet dita-ditës.

“Nga janari qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, kjo pasi janë liberalizuar vizat. Shteti për të cilin jemi krenarë më në fund ka një pasaportë, më të cilën jemi gjithashtu krenarë si asnjëherë më parë, dhe e cila përherë e më shumë po fuqizohet e po njihet gjithandej”, tha Kurti.

Modifikuar më Diel, 14 July 2024 20:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...