Inceneratori i Tiranës, Brisida Shehaj: Si është e mundur që nuk është grup kriminal Erioni dhe Këshilli i Ministrave

Tuesday, 16 July 2024 19:27
 

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehajt e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka diskutuar në lidhje me njoftimin e SPAK, që kishte lëshuar 8 urdhër arreste, dhe asnjëri nuk ishte ekzekutuar, për 8 persona të cilët kanë pastruar 20 mln euro nga inceneratori i Tiranës.

Sipas Shehajt, si mund të jenë grup kriminal këto 8 persona, por nuk mund të jetë Erion Veliaj, dhe Këshilli i Ministrave.

‘Unë nuk e di se si lexojnë prokurorët tanë. Mbase lexojnë nga fundi dhe shkojnë lart. Nëse ti do të bësh hetim, është shumë e thjeshtë. Si nisi, kush e propozoi, kush e miratoi, monitoi.

Si mund të jetë grup i strukturuar kriminal, Zoto, Mërtiri, Endrit Habilaj, këta rrogëtarët e huaj e Mirel Mërtirit në Holandë, dhe nuk qenka pjesë e grupit të strukturuar kriminal, Erion Veliaj. E ka studimin e IFC-së ja kemi çuar Dritan Premçit dhe Altin Dumanit. Si nuk qenka këshilli i ministrave. Si mbaka përgjegjësi Lefter Koka dhe nuk mbaka Erioni.

Si mund të shkojë Taulant Tusha në burg, dhe nuk shkoka Erioni. Si mundet që Ermal Kapllani, individi, drejtori i bashkisë që bëri edhe marrëveshjen e bashkëpunimit, për të sakatuar të gjithë biznesin e ndërtimit për dherat, dhe këtë e paska bërë Mireli vetë dhe Ermal Kapllani nuk di gjë.

Kur paguan makina me qira, që i ka ende dhe sot, e nuk e di se kush i paguan, sepse inceneratori si paguan më dhe ne i kemi dokumentuar me foto. Dhe këta qenkan grup i strukturuar kriminal.

Këto veprime janë vetëm 10% i materialit prej 660 faqe që Belind Këlliçi dërgoi në Tetor 2023. Si është e mundur që nuk ekziston dosja për kompaninë Em-Kapital. Edhe Cafaljone është i regjistruar si Nipt në Bullgari, i ka emailet SPAK, sepse nuk donte të paguante shumë taksa.

Janë regjistruar si nipte shumë individë.

Si është e mundur që nuk është dosja e Maltës. Si është e mundur që nuk janë kompanitë e Zimbabve. Edhe sot vazhdon e bën biznes Mirel Mërtiri me paratë e shqiptarëve. Shet mish dhe pije alkoolike në Afrikë të Jugut.

Si është e mundur që SPAK nuk di i këto. Dhe nëse do të flasim për hetim, ky nuk është hetim’, deklaroi Brisida Shehaj në SYRI TV.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...