Gjatë mëngjesit të sotëm fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit u përfshi nga flakët duke shkaktuar shtëllunga tymi dhe rrezik për një katastrofë mjedisore në zonën përreth e cila është një zonë e banuar nga qindra familje. Vatra e zjarrit duket mjaft aktive dhe burime zyrtare bënë me dije se po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
Edhe gjatë verës së 2023, landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.