Nuk kanë të sosur telashet për bashkëpunëtorin e Ramës, Florian Coldea

E mërkurë, 17 July 2024 13:42
 

Prokurorët antikorrupsion urdhëruan zgjatjen e hetimeve penale kundër ish-shefit të SRI-së, Florian Coldeas, gjeneralit të SRI-së Dumitru Dumbravă, avokatit Doru Trăilă dhe biznesmenit Dan Tocaci. Të katërt tani po hetohen për përdorim ndikimi dhe formim të një grupi të organizuar kriminal.

Sipas aktakuzës së prokurorëve kundër korrupsionit, rezulton se gjatë vitit 2023, "tre nga të pandehurit (dy biznesmenët dhe avokati i Zyrës së Avokatisë së Bukureshtit) kanë kërkuar nga një zyrtar i zgjedhur vendor (dëshmitari në fjalë) shumën prej 600 mijë euro plus TVSH-në, në këmbim të së cilës do të besohej se ata do të kishin ndikim mbi disa magjistratë në disa gjykata dhe se mund t'i shtynin ata të jepnin aktgjykime favorizuese për dëshmitarin në një çështje penale në të cilën ai po gjykohej". 

"Në kontekstin e lartpërmendur, dëshmitari përmes një të afërmi u ka paguar tre të pandehurve një pagesë të pjesshme nga përfitimi i kërkuar, përkatësisht shumën prej përafërsisht 234 mijë eurosh", theksojnë prokurorët.

Në fund të majit, ish-kreu i SRI-së, Florian Coldea, u vu nën kontrollin gjyqësor nga DNA-ja, së bashku me gjeneralin në pension të inteligjencës Dumitru Dumbravă dhe avokatin Doru Trăilă, raporton Romania Journal përcjell Syri.net

Kujtojmë se Coldea dyshohet se është përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i frikshëm i Sinaloas meksikane. Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga Dorian Duçka, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof. Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

Për më tepër, sipas disa burimeve, nëpërmjet Taulant Ballës, Coldea dhe familja Soros kanë futur duart në Shqipëri. Kompanitë e familjes Soros kanë shtrirë pushtetin e tyre këtu.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në pronësi të George dhe Alexander Soros është bërë jashtëzakonisht aktiv dhe me ndikim në Evropën Qendrore, dhe Shqipëria është një shembull, meqenëse është një vend i vogël dhe me një GDP jashtëzakonisht të ulët për frymë. Ndërkohë që vetë Edi Rama e ka patur ish-spiunin rumun këshilltar të tij, gjë që hedh hije dyshimi se kjo detyrë është përdorur si maskim për punët e errta që kanë kryer në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare të narkotrafikut dhe pastrimit të parave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...