Klevis Balliu, koordinator i PD-së për Rajonin e Tiranës, në rubrikën “Opinion” në News24 e konsideroi si politik mbajtjen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” të liderit të opozitës, Sali Berisha.
Balliu tha se Berisha mbahet i izoluar jo se kanë frikë se ai mund të largohet, por përkundrazi kanë frikë nga përballja me të.
“E patë se çfarë ndodhi në Parlament? Një qeveri që përqafonte SPAK dhe drejtuesin e saj, një mazhorancë që përqafohej me drejtuesit e drejtësisë së re. Në vend që kjo drejtësia t’i bënte ato ministrat që të dridheshin para saj, ata qeshin, buzëqeshin, përqafohen.
21 Janari ka vetëm një përgjegjës, ai është Edi Rama, ai e paralajmëroi atë ngjarjen e madhe. Edi Rama i çoi ata atje për tu vrarë. Pse u fsheh Edi Rama dhe nuk ndenji në protestë? Sepse ai e dinte që do të vinin plumbat.
Nga e dinte Edi Rama? Nga i infiltruari që kishin në Gardë, që më pas Edi Rama e bëri kryebashkiak të Matit, dhe sot është kthyer në një milioner”, tha Balliu.