Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu i cili ishte pjesë e protestës së radhës përpara bashkisë së Tiranës kundër vjedhjeve skandaloze që janë kryer nga ky institucion është shprehur se SPAK po i amniston hajdutët.
Balliu ka theksuar se të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK, Veliajt dhe Ramës dhe janë në front kundër opozitës e cila denoncon të gjitha vjedhjet.
"Serioziteti i situatës në të cilën kalon vendi sot përgjigje më të mirë në këtë vapë përvëluese që po zhvillohet protesta nuk ka. Kjo qendresë vërteton dhe hedh poshtë propagandën e shëmtuar të Veliaj ku pretendon se me mediat e inceneratorëve do të gënjejë qytetarët e Tiranës.
Të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK, Veliajt dhe Ramës dhe janë në front kundër opozitës e cila denoncon të gjitha vjedhjet.
SPAK nuk e ka në plan për të zbardhur këtë vjedhje të madhe dhe as të arrestoi Veliajn por SPOAK është aty për të garantuar pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë.
E patë në parlament se si Dumani dhe mediat e inceneratorëve i kërkonin llogari opozitës se përse i drejton pyetje drejtuesit të SPAK se përse nuk hetoni vjedhjet me inceneratorët."