Blushi: Rama - Veliaj në pushtet se i mbron SPAK, që korrupsionin skizofrenik e quan 'krim intelektual'

E Enjte, 18 July 2024 14:05
 

Para bashkisë së Tiranës ka nisur në orën 11:00 të ditës së sotme, protesta e gjashtëmbëdhjetë e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin një orë e më parë nga posti të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i përfshirë në zhdukjen e milionave euro për inceneratorin e Tiranës dhe në aferat korruptive të pesë drejtorëve kryesorë të tij, tashmë të arrestuar nga SPAK.

Një nga pjesëmarrësit që mori fjalën në demonstratë ishte edhe z. Tedi Blushi , i cili ndër të tjera tha: Ne do të jemi në protesta deri ditën kur ky hajdut , ky kriminel të marrë dënimin e merituar. Por nga kush do ta marrë ndëshkimin?! Për fat të keq sot kemi një sistem drejtësie të kapur, një kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”!!!

Po çfarë intelektuali mund të jesh kur ti shmang, Këshillin Bashkiak për t’i hapur udhën inceneratorit që nuk ekziston, një aferë korruptive, kur inceneratorin nuk e ke vendosur as në punë?!

Pra, është shumë e thjeshtë që ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndorjnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur.

Sot kemi një drejtësi që nuk garanton pandëshkueshmëri; përkundrazi është kthyer në mburojën politike të saj. është kthyer në garancinë që këto vjedhje do të vazhdojnë dhe është kjo arsyeja pse Erion Veliaj fshihet sot pas këtyre policëve, sepse ai ka jo vetëm imunitet politik, por ka dhe mbrojtjen e një drejtësie të kapur.

Afera e inceneratorëve nuk mund të amnistohet, nuk mund të cilësohet një krim “intelektual”. Është një krim i shëmtuar i cili vazhdon edhe në këtë moment që po flasim. 80 mijë euro në ditë paguajmë për një shërbim që nuk kryhet dhe drejtësia nuk reagon.

Kullat rreth e rrotull vetëm SPAK-u nuk i sheh. I shohin shqiptarët, gazetarët e pavarur, nga uashingtoni në Londër, nga Roma në Berlin, qoftë edhe në Bukuresht ku së fundi ka shpërthyer një skandal ku është përfshirë kryeministri i vendit. Është e qartë se kemi të bëjmë me një narko-shtet, që bazohet mbi vjedhjen, terrorin, dhunimin e qytetarëve të vendit.

Është koha të marrim në dorë fatet tona, ta arrestojmë ne Erion Veliajn, ta nxjerrim ne prej zverku dhe ta çojmë aty ku ai ndërton pasurinë e tij të paligjshme. Vendi i Erion Veiajt o sot o nesër do të jetë vetëm në Sharrë, në landfillin e Sharrës ku ai ndërtoi perandorinë e tij të paligjshme korruptive. I ka ditët e numëruara."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...