Bardhi akuza Felajt në Kuvend: Të kanë marrë peng bandat...! Dosjen burri jot ma dha, prokuror!

E Enjte, 18 July 2024 20:35
 

Kryetari i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi është përplasur ashpër me Ermonela Felajn gjatë seancës së sotme parlamentare.

Teksa nga foltorja Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raporton mbi raportin vjetor të viti 2023, Gazment Bardhi mori fjalën, ndërkohë që Felaj ia ndërpreu duke i thënë se nuk po flet për procedurë. 

Në këtë moment kreu i grupit parlamentar demokrat, e akuzoi Felajn se e kanë marrë peng bandat dhe e kanë gjetur me të pandehurit.

Debati vijoj edhe më tej, ku Felaj tha se dokumenti që Bardhi i referohej lidhur dhe hetimet për përmbaruesit provat nuk vlente, e duhej të ngrihej alarm se si dokumentet e dosjeve kanë rënë në duart e tij.

Ndërkohë Bardhi iu përgjigj se ‘dosjen burri jot ma dha, prokuror! A punon në Prokurorinë e Tiranës, më solli dosjen e guvernatorit të bankës’.

Debati në Kuvend:

Felaj: Nëse nuk keni konflikt interesi uluni dhe mos e vijoni këtë gjë. Ju kanë akuzuar njerëz të partisë suaj se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat

Bardhi: Moj zonjë, ty të kanë akuzuar se të kanë marrë peng bandat dhe të kanë gjetur me të pandehurit, e ne s’po themi gjë.

FelajMos e zgjasni këtë debat, mos u fusni në historira se më keq do të dilni.

Bardhi: Jo unë nuk dal keq kurrë zonjë, se unë mbaj përgjegjësi për  firmat që hedh, ndryshe nga ty që të marrin peng. Në këtë relacion që unë lexova, ka dy banda, banda e përmbaruesve dhe banda e Bankës së Shqipërisë. Ju keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat.

Felaj: Zoti Bardhi nuk po flini për procedurë, respektoni kolegët dhe institucionit që përfaqëson guvernatori. Mund të mos ju pëlqej farë guvernatori, por ai përfaqëson një institucion kushtetues.

BardhiNuk kam lidhje fare me guvernatorin.

Felaj: Kush është pra shqetësimi juaj në këtë pikë.

Bardhi: Ekzaktesit, në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, nuk bëra asnjë koment personal, por iu referova një institucioni tjetër të pavarur, që është Prokuroria e Shtetit. Që të mos jenë akuza politike, por një dokument që e thotë një institucion.

Felaj: Jua thash vlefshmërinë e atij dokumentin, nuk është provë që ju ta tirrni kaq gjatë. Këtu të ngrihet një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: Po moj bien dhe në dorën time e tënden, e të burrit tënd, na lër të mbarojmë. Do biën edhe në dorën tonë.

Felaj: Të mbeti dhe emri kush ta ka dhënë pa thënë.

Bardhi: Pse do të ta them ty? Burri jot ma dha, prokuror! A punon në Prokurorinë e Tiranës, më solli dosjen e guvernatorit të bankës.

Felaj: Mbarojeni, po kaloni çdo nivel etike

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...