Dështon turizmi/ Qytetari “çjerr” propagandën e Ramës, Shkëmbi i Kavajës i ngjan një “shkretëtire”

Saturday, 20 July 2024 09:37
 

Një qytetar ka vendosur që të “çjerrë” propagandën e kryeministrit Edi Rama dhe të tregojë realitetin e ‘turizmit fake’ që trumbeton çdo ditë kreu i qeverisë shqiptare.

Megjithëse jemi në ‘pikun’ e sezonit turistik, pamjet që vijnë nga zona e Shkëmbit të Kavajës janë me të vërtet të pabesueshme.

Siç mund ta shikoni në videon e dërguar nga qytetari në redaksinë e “Boldnews.al”, zona e Shkëmbit të Kavajës që dikur gëlonte nga popullariteti i madh, tashmë i ngjan një “shkretëtire” ku të gjitha bizneset ankohen për këtë boshatisje dhe braktisje masive që po i bëhet vendit tonë.

“Sot është data 19 korrik 2024. Ndodhem tek hotelet me 4 dhe 5 yje tek Shkëmbi i Kavajës. Shikoni çfarë boshatisje të pushuesve. Të gjitha shezlonet dhe çadrat janë bosh. Pothuajse me kapacitet zero. Kjo është propaganda që bën kryeministri. Urdhëro shikoni! Të gjithë vijën bregdetare bosh. Sot janë të gjitha shezlonët të boshatisura”, u shpreh qytetari teksa publikon videon më poshtë:

 
 

Por këtë dështim masiv në turizëm, Rama disa ditë më parë bëri fajtor vlonjatët që sipas tij kanë rritur çmimet dhe kanë frikësuar turistët imagjinarë të tij. Në realitet ndodh e kundërta pasi jo vetëm jugu, por e gjithë vija bregdetare në Shqipëri po përjeton një “refuzim” të madh dhe braktisje të plazheve që janë zaptuar nga privati dhe është e pamundur për të gjetur një rrip rëre hapësirë publike.

Jo vetëm çmimet e larta por edhe shërbimi në vendin tonë lë për të dëshiruar e cila ka “përzënë” ata pak pushues shqiptarë që kanë ngelur në vend të cilët po dynden drejt Greqisë, Turqisë, Kroacisë dhe vendet e tjera që ofrojnë turizëm elitar dhe me kosto të lirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...