Berisha: Kryetari i Këshillit të Bashkisë Libohovë, Asim Banushi vjedh ujin e Dropullit, kërcënon edhe gazetarin

Diel, 21 July 2024 14:49
 

Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë më ndjekësit e tij një shqetësim publikuar nga gazetari Armando Rabi në Gjirokastër që ka të bëjë me ujin për vadije të kësaj zone.

“Kryetari i Këshillt të Bashkisë Libohovë, Asim Banushi vjedh ujin e komunës së Dropullit!”, shkruan Berisha duke publikuar edhe pamjet e kërcënimit të gazetarit nga ky person. 

Mesazhi:

Kryetari i Këshillt të Bashkisë Libohovë, Asim Banushi vjedh ujin e komunës së Dropullit!

Gazetari Armando Rabi e kap në flagrancë hajdutin, por ai i vërsulet si bandit dhe kërcënon gazetarin.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin e gazetarit në detyrë nga pushtetari hajdut.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij.

Prej disa ditësh po ndjek një situate me fermerë të bashkisë Libohovë dhe bashkisë Dropull, për arsye se nuk marrin ujë nga kanali vaditës që quhet V2 që vjen nga Liqeni e Doftisë

fermerët e dropullit nuk marrin asnjë pikë ujë sepse ju vendosin prita të paligjshme dhe hapin vrima në kanalin vaditës!..

Të gjithë këtë situatë kaotike e sjell kryetari këshillit të bashkisë Libohovës "Asim Banushi".

I cili është dhe fermer ky vendos vet prita të paligjshme dhe nuk i pyet fare Dr e bordit kullimit Gjirokastër!

Duke e ndjekur prej disa ditësh këtë shqetësim për një TV lokal në Gjirokastër, sot e kapa kryetarin e Këshillit tek vendoste prita te kanali vaditës, ku sipas një grafike që kanë vendosur 3 palët Bashkia Libohovë, Bashkia Dropull, dhe bordi kullimit, kanë caktuar që nga e hëna në të premte, uji i takon fermerëve të Libohovës.

Ndërsa të shtunë dhe të diel ju takon fermerëve të Dropullit.

Sot që radhën e kishte bashkia Dropull , kryetari Keshillit "Asim Banushi" ishte futur vetë në kanal dhe vendoste prita të jashtë ligjshme për të mos shkuar ujë në bashkinë Dropull.

Dhe duke e monitoruar sot vet personalisht kanalin vaditës V2 gjej brenda në kanal "Asim Banushin", Kryetarin e Këshillit Libohovë, nxora tel. ju prezantova gazetar, dhe filloj ta filmoj, ai u afrua dhe filloj të më kërcënojë me fjalë se do ta paguash me kokë me këtë që bën! duke më shtyrë, dhe duke thënë se unë bej çfarë më do qejfi nuk pyes për kontrata....

Fermerët e Libobovës privatisht me janë shprehur se Kryetari aktual Nardi Hide është kukull para këtij! Ata thonë se për kryetar njohin Asim Banushin pasi është i besuar i PS prej vitesh dhe bën ligjin ne bashkinë Libohovë.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...