Tender pa garë në FSHZH, fiton studio e akuzuar për lidhje me familjen Rama

Hënë, 22 July 2024 11:59
 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli dy tendera të majmë me vlerë 14 milionë euro, të cilët nuk do të zhvillohen me garë të hapur, por do të jenë me procedurë të kufizuar. Të dy investimet janë pjesë e listës së projekteve prioritare të qeverisë shqiptare.

Tenderi i parë është ai për ndërtimin e Polit të ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Ky tender ka një fond limit prej 6.7 milionë eurosh dhe parashikon ndërtimin e një korpusi godinash në Sauk, të cilat do të shërbejne si ambiente multifunskionale përgjithësisht me karakter zyrash për institucionet publike në fushën e IT-së.

Korpusi është projektuar nga studio arkitekturore I Ri, që zotërohet nga Gent Agolli. Kjo kompani është akuzuar publikisht si e lidhur me familjen e kryeministrit Edi Rama. Territori ku do të ndërtohen ambientet zë një hapësirë prej 9600 m2. Koncepti i projektit në bazë ka krijimin e ambienteve funksionale për zyrat dhe shërbimet që do të jenë pjesë e tij.

Tenderi i dytë i shpallur ditët e fundit nga FSHZH ka një vlerë limit prej 7 milionë eurosh. Objekti i kësaj kontratë është transformimi i infrastrukturës akomoduese në kampuset rajonale të arsimit profesional, në bashkinë Elbasan, Lushnje, Vlorë, Dibër, Shkodër, Kukës”. Edhe tenderi për rindërtimin e konvikteve të shkollave profesionale po ashtu do të jetë me garë të mbyllur.

Në fillim të këtij viti, Parlamenti miratoi një ligj të ri për Prokurimet Publike, qëllimi i të cilit ishte rritja e transparencës dhe konkurrencës në procedurat e prokurimit. Por FSHZH ka vendosur të prokurojë dhjetra milionë euro me gara të cunguara, të cilat krijojnë shtigje të mëdha për abuzime dhe korrupsion me paranë publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...