Abilekaj: Protestat e opozitës të zhvendosen te Kryeministria! SPAK në varësi të Ramës

Hënë, 22 July 2024 18:39
 

Për analistin, Enton Abilekaj, opozita, mbi të gjitha Partia Demokratike duhet t'i bëjë denoncimet para dyerve të Ramës.

I ftuar në edicionin e pasdites me moderator, Edvin Parruca, analisti thotë se denoncimet nuk mund të bëhen në një institucion si SPAK, që është nën varësinë e kryeministrit Rama. 

‘Opozita duhet të vazhdojë të punojë politikisht me denoncimet ndaj qeverisë që tashmë dihet se është e korruptuar. S’mund të kesh shpresë te vartësit e qeverisë. Protesta mund të bëhet të ata që kanë pushtet ndaj SPAK, jo te vartësit. Ajo që ndërkombëtarët e kanë quajtur drejtësi e re, kanë denoncuar për korrupsion me fondet e BE por që asgjë nuk është bërë për zhdukjen e këtyre fondeve. Porosisin atentate ndaj opozitës, protesta para SPAK s’ka vlerë, ajo është vënë në shërbim të Ramës dhe bën çfarë urdhëron ai. Do vazhdojë të gënjejë me statistika, do jetë më keq se Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo drejtësi e varur nga Rama s’mund të ketë rezultate. Protesta duhet të jetë te Rama, as para Bashkisë së Tiranës apo te Veliaj, pasi s’ka vlerë. I dirigjon Rama të gjithë. SPAK po punon siç e urdhërojnë, provat e faktet se është në shërbim të Ramës,  janë 20 fletë-arrestet që u zhdukën’.

Sa i përket ‘përmbysjes’ së politikës amerikane, me tërheqjen e presidentit Joe Biden nga zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor në SHBA, analisti Abilekaj thotë se priten ndryshime të politikës amerikane.

‘Mendoj se do ketë ndryshime, por se besoj që Shqipëria do të ketë përfitime, sidomos Kosova, duhet të ketë kujdes. Trump kur ishte në zyrën ovale pati afrime me Serbinë dhe Rusinë, madje vetë Vuçiç e përmendi që ne kemi një mik në Shtëpinë e Bardhë. Në të ardhmen, kur të kthehet Trump, fillimisht duhet të vendosë bazat e tij ekonomike në rajon. Për SHBA-në , problem është Kina, për të rregulluar marrëdhëniet diplomatike. Këtë problem e ka edhe BE, jemi të detyruar të bashkëveprojmë. Diplomacia tregtare të mos na prishë strategjinë kombëtare, siç Kosova që ka një aspiratë të parealizuar’, theksoi Enton Abilekaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...