SPAK-u njoftoi pak ditë më parë se GJKKO kishte dhënë masa sigurie për grupin e tretë të personave përgjegjës për aferën e inceneratorëve, si grup i strukturuar kriminal.
Nuk kaluan shumë ditë dhe sërish një njoftim tjetër erdhi nga SPAK-u dy ditë më parë, ku theksohej se grupit të parë të personave të marrë për inceneratorët u ishin njoftuar akuzat dhe çështja ishte dërguar në gjykatë.
Midis tyre ishte edhe emri i Taulant Tushës, drejtorit më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, bashkëpunëtorit kryesor të Erion Veliajt, i cili akuzohet për çështjen e inceneratorit.
Në fakt, Taulant Tusha i vetëm nuk bënte dot asgjë sepse gjithçka bënte ky individ kalonte nëpërmjet Erion Veliajt, ishte krahu i djathtë i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Po të shohim edhe një denoncim të bërë pak kohë më parë nga Belind Këlliçi, por edhe dokumentet e publikuara nga CNA, thuhet se Klodian Zoto në email-et e tij pretendon se do të komunikohej më lart se Taulant Tusha.
Lind pyetja e thjeshtë: Kush është më lart se Taulant Tusha në Bashkinë e Tiranës?
Kush është bashkëpunëtori i grupit të strukturuar kriminal, i cili merrte vendime apo jepte orientime mbi atë që kishte dhënë drejtori Taulant Tusha.
Në strukturën e Bashkisë së Tiranës mbi Taulant Tushën nuk ka njeri tjetër, është Erion Veliaj.
Ndaj edhe afera e inceneratorëve, grupi i strukturuar kriminal, nuk e ka vetëm akuzë politike çështjen e Erion Veliajt, por kryetari i Bashkisë së Tiranës është njeriu që e akuzoi çështjen e inceneratorëve, që e kërkoi siç e ka deklaruar vetë në Këshillin Bashkiak dhe më pas e ka mohuar duke thënë se ai ishte një zbatues kontrate.
Sërish ka gënjyer se në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka bashkëpunuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe këtë e kanë treguar email-et e Zotos se do të flasë më lart.
Gjithashtu, drejtorët e tij kanë firmosur një kontratë për çështjen e dherave, që bëhet fjalë për 60 milionë euro. Kjo shumë është vetëm ajo afërsisht e deklaruar nga kompania koncesionare, pasi nga dyshimet e prokurorëve të SPAK-ut dhe hetimi pretendohet të jetë edhe më e madhe sepse janë me dhjetëra apo me qindra prona të paluajtshme që janë marrë me klering.
Pra, kur hapej një gropë dhe duheshin paguar disa dhjetëra apo qindra mijë euro, kompania e inceneratorëve nuk merrte pagesa, por merrte prona me klering, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë sekuestruar nga SPAK-u dhe një pjesë tyre nuk dihen sepse nuk kanë qenë të hipotekuara, objektet kanë qenë në ndërtim dhe kontratat janë mbajtur të fshehta.
Dherat janë afera brenda aferës së inceneratorëve, të cilat i kanë firmosur drejtorët e Veliajt. Erion Veliaj vetë ka inauguruar kopshtet.
Erion Veliaj vetë ka shkuar te landfilli e ka reklamuar dhe mbrojtur, na ka thënë që është edhe një kompani holandeze.
Erion Veliaj vetë ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur ligjin sepse prej 6 vitesh që raportohet në media dhe bërtitet se nuk është kompani holandeze, se fshihen Mirel Mërtiri me Klodian Zoton, kryebashkiaku i Tiranës nuk ka vepruar.
Nga ana tjetër, ndërhyhej që dherat e Teatrit Kombëtar të shkonin falas te landfilli, ndaj dhe mbi Taulant Tushën është Erion Veliaj.
Faktet dhe provat tregojnë se njeriu, përtej pronarit faktik, që dirigjonte menaxherët e landfillit ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Dokumentet minimalisht provojnë shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e ligjit nga Erion Veliaj, i cili është mbi Taulant Tushën.