Berisha: Të enjten të gjithë te bashkia! Dënoj sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin, Veliaj kërkon të fshihet pas Maznikut

Hënë, 22 July 2024 21:53
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar e cilësoi protestën e fermerëve të Maliqit, një protestë për ekzistencën e tyre. Berisha tha se ajo çfarë ndodhi në Maliq është një ngritje kundër katastrofës ekzistenciale, që shkakton Edi Rama me politikat e tij armiqësore ndaj fermerëve.

Kryedemokrati Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të politikave të tij armiqësore ka bërë që që tregu shqiptar të dyndet me prodhimet e Serbisë dhe të të gjitha republikave ish-sovjetike, përfshirë Rusinë. Gjithahtu Berisha theksoi se politikat e qeverisë Rama kanë sjellë sjellë shkretimin e fshatit shqiptar. 

Gjithashtu lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet, në vitin e parë të qeverisjes do të shumëfishojë subvencionet për prodhimet e fermerëve. ‘PD në vitin e parë të qeverisjes do të shumëfishojë në nivelin mesatar të rajonit subvencionet për prodhimet e fermerëve’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje për qytetarët që të enjten të mblidhen në protestën e radhës tek bashkia e Tiranës, në orën 11:00. ‘Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt. Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia’, theksoi lideri i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë, shpresës, dinjitetit të shqiptarëve, të interesit kombëtar.

Të dashur miq!

Në emër tuaj dhe të PD dua t’u përcjell një urim të përzemërt dhe mirënjohje fermerëve guximtarë të Maliqit, të cilët protestuan jo vetëm për fermat, prodhimet e tyre.

Por protestuan sot në rrugët e Maliqit për çdo fermer shqiptar.

Protestuan sot për çdo qytetar shqiptar.

Protestuan sot kundër një armiku të egër që sillet si pushtues ndaj tyre.

Kundër regjimit më armiqësor që fermerët shqiptarë kanë pasur në 32 vite.

Të dashur miq!

Protesta e fermerëve të Maliqit është një protestë për ekzistencën e tyre.

Është një protestë kundër katastrofës ekzistenciale që shkakton Edi Rama me politikat e tij armiqësore ndaj fermerëve.

Qytetarë dhe qytetare, ju duhet ta dini se këto politika armiqësore kanë shkaktuar në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, rënie me 30 përqind të krerëve të gjedhëve në Shqipëri.

Rënie me mbi 20 përqind të krerëve të deleve në Shqipëri.

Rënien me mbi 15 përqind të krerëve të dhive në Shqipëri.

Por, cilat janë pasojat e kësaj rënie?

Së pari, çfarë tregon kjo rënie?

Kjo rënie tregon një qëndrim armiqësor. Të zhdukësh 30 përqind të lopëve të një vendi në tre vjet, kryen një krim të shëmtuar ndaj tij.

Kjo tregon se dhjetëra mijëra familje fermere therën apo shitën në kasaphanë bagëtitë e tyre dhe u larguan nga Shqipëria.

Kjo është një goditje për çdo qytetar shqiptar, i cili e blen sot qumështin 21 përqind më shtrenjtë se sa qytetari gjerman, italian apo francez, që kanë një rrogë 6-10 herë më të madhe se qytetari shqiptar.

Kjo tregon se në dyqanet e Shqipërisë, bulmetrat, mallrat ushqimore, shiten nga 10 gjer në 220 përqind se në Itali, Greqi, Gjermani.

Kjo e bën jetën të papërballueshme. Kjo bën që 18 përqind e fëmijëve të Shqipërisë të mos kenë më shumë se dy vakte ushqim në 24 orë.

Kjo bën që turizmi të bjerë në mënyrë drastike sepse çmimet e ushqimeve do rriten natyrshëm.

E gjitha kjo nga politika armiqësore e Edi Ramës e Ballkanit të Hapur, që tregu shqiptar të dyndet me prodhimet e Serbisë dhe të të gjitha republikave ish-sovjetike, përfshirë Rusinë.

E gjitha kjo miqtë e mi ka sjellë shkretimin e fshatit shqiptar.

Kjo gjendje dramatike në të cilën njerëzit me rrogat më të ulëta në Europë detyrohen të blejnë ushqime 10 deri në 220 përqind se në vendet më të pasura të Europës, është rezultat i injorimit total të prodhimit në vend.

I subvencioneve qesharake, 6 deri në 8 herë më të ulëta se në Maqedoni, se në Kosovë dhe çdo vend tjetër të rajonit.

Është rezultat i vjedhjes së tmerrshme të naftës.

I vjedhjes së qindra milionë euro të BE, përdorimit të tyre për ndërtim hotelesh, resortesh turistike nga zyrtarët e lartë, nga ministrat dhe zyrtarët e tjerë.

Kjo situatë dramatike ka në bazë tatimin armiqësor në sistemin bujqësor, në të cilin vendoset zero TVSh në blerje dhe 20 përqind në shitje, vetëm që përpunuesit të preferojnë mallrat e importit.

Nuk ekziston asnjë orientim i fermerëve. Shërbimet ndaj tyre janë inekzistente.

Gjithçka vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje!

Ndaj dhe sot ftoj demokratët dhe demokratet në të katër anët të angazhohen në një dialog shpëtimtar me fermerët tanë.

T’u garantojnë atyre se PD në vitin e parë të qeverisjes do të shumëfishojë në nivelin mesatar të rajonit subvencionet për prodhimet e tyre. Për blegtorinë, për frutikulturën.

Se kjo parti do të dyfishojë pensionet në fshat.

Do të investojë jo më pak se 100 milionë euro në infrastrukturën e zonës rurale, në vaditje, në kullime.

Do të eliminojë menjëherë padrejtësitë tatimore duke e vendosur TSVH-në siç e kanë të tjerët në blerje dhe shitje.

Duke vendosur subvencionin për çdo njësi prodhimi, për çdo sasi prodhimi, për çdo lloj produkti.

Duke garantuar shërbime falas nga shteti dhe vendosur kontrollin më të rreptë gjer në monopol mbi helmet bujqësore që futen në Shqipëri dhe që shkatërrojnë prodhimet e tyre.

Qeveria do të subvencionojë në masën 80 përqind kreditin për bujqësinë.

Nuk do të jetë kurrë më krediti qesharak 1 përqind për sektorin që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe që punëson mbi 400 mijë shqiptarë.

Qeveria do të subvencionojë interesat bankare të sigurimeve në bujqësi.

Ne do mbrojmë prodhimet e vendit.

Do të bëjmë gjithçka për tregjet e tyre nëpër botë.

Po kjo kërkon një mobilizim të plotë njëlloj si fermerët e Maliqit.

Kërkon që rrugët e Shqipërisë të jenë rrugët e fermerëve.

Ndaj dhe të përgatitemi për një revoltë të fuqishme popullore të fermerëve shqiptarë gjer në fitoren e kauzës së tyre.

Miqtë e mi!

Ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt.

Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.

Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut.

Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën?

Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor.

Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.

Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt.

Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia.

Dita e ngadhënjimit të qytetarëve.

Dita e guximit dhe revoltës qytetare.

Rrofshi ju.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...