Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit në Himarë.
Në këto zgjedhje është regjistruar edhe Partia Demokratike e cila i është bashkuar 10 forcave të tjera politike që kishin depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit për Bashkinë Himarë.
Kërkesa e PD u dorëzua të hënën dhe u miratua sot nga KQZ, dhe në dokumentacionin e paraqitur në KQZ Sali Berisha është kryetar i kësaj partie.
Demokratët kanë marrë një vërtetim nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 22 korrik, ku rezulton se Berisha është kryetar i PD.