Investimet strategjike shqetësojnë aleatetët strategjik: Kompanitë lidhje të forta me Qeverinë

E Enjte, 25 July 2024 22:31
 

Kundërshtinë për ligjin kontravers të investimeve strategjikë nuk janë vetëm për të prodhuar politikë të brendshme me opozitën e cila e ka cilësuar atë si klintelist, duke favorizuar një grup të vogël biznesmenësh shqiptarë.

Ekspertë të pavarur të ekomisë e shohin atë si pengesë për konkurencë e lirë dhe qëllimi i vetëm ka qënë marrja e tokave shtetërore falas nga “investitorët strategjik”. Për me tepër ekspertët thonë se  lëhtësirat fiskale që u janë ofruar investitorëve të tillë kanë krijuar terren për evazion fiskal, kanë ushqyer korrupsionin e zyrtarëve dhe kanë bëre ekonominë me pak konkurruese në sektorët ku është aplikuar ky kuadër ligjor. 

Raporti i fundit për klimën e biznesit në Shqipëri  i Departamentit Amerikan të Shtetit duket se është në njëjtën linjë me shqetësimet e ngritura ndër vite ne vendin tonë mbi këtë ligj. Gjetjet janë interesante  për këtë ligj i cili është në vitin e tij të 9 të zbatimit në vendin tonë.

DASH është kujdesur që rezultatet që ka sjellë ky ligj ti vendosë në disa paragrafe. Kompanitë shqiptare  të cilat kanë përfituar statusin e investitorit strategjik shihen si me lidhje të forta me mazhorancën qeverisëse.  Sipas të dhënave të këtij raporti shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar, duke e kthyer këtë ligj në një problem për bizneset e huaja ku përfshihen edhe ato amerikane.

“Pavarësisht legjislacionit mbështetës, shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pjesa dërrmuese e projekteve u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit. Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin tek investitorët e huaj se nga ligji kanë përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me mazhorancën qeverisëse.” – Raporti i DASH. 

Pavarësisht synimit për të tërhequr investime të huaja raporti i DASH për klimën e biznesit në vendin tonë ligji për investimet strategjike nuk ka mundur të sjellë në Shqipëri investime të huaja të rëndësishme. Afati i ligjit u shty disa herë dhe sërish në adresën e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, nuk mbërritën kërkesa nga kompani të huaja.

“Ligji për Investimet Strategjike i miratuar në vitin 2015, me objektiv promovimin e investimeve të brendshme dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr investime të huaja të rëndësishme edhe pse afati i ligjit është shtyrë disa herë që nga afati fillestar i tij në dhjetor 2018. Ligji skadoi në dhjetor 2023 dhe parlamenti zgjati mandatin e tij deri në dhjetor 2024. Shumica prej rreth 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorët vendas.” – Raporti i DASH.

Rezervat për ligjin e investimeve strategjike dhe institucionin që menaxhon kërkesat nga bizneset bëhen me konkretë në praragrafin ku përmendet roli i Agjencisë (AIDA-s) . E ngadalëtë cilësohet puna e këtij institucioni kur vjen puna për të marrë në konsideratë aplikimet që kryejnë kompani të huaja. Kjo mund të jetë dhe një nga arsyet se përse investitorët e huaj hezitojnë të aplikojnë, pasi edhe atëhre kur e bëjnë ka vonesa burokratike që nuk i kanë bizeneset shqiptare.

“Pavarësisht legjislacionit mbështetës, shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pothuajse të gjitha projektet u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit. Investitorët e huaj që aplikojnë për statusin e investitorit strategjik citojnë se përgjigjet nga AIDA janë të ngadalta.” – Raporti i DASH

Raporti për klimën e biznesit në Shqipëri  i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është ndalur vetëm tek ligji i investimeve strategjike por ka evidentuar edhe disa probleme të tjera që shfaq ekonomia shqiptare në përgjithësi por sidomos në raport me investimet e huaja dhe konkretisht ato amerikane. Sipas këtij raporti vendi ynë përceptohet nga kompanitë e huaja si i vështirë për të bërë biznes, pavarësisht potencialit që ka si ekonomi.

“Shqipëria ka potencial të gjerë ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka përparuar në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.”– Raporti i DASH.

Por çfarë e bën të vështirë Shqipërinë për të bërë biznes nga të huajt? I pari është faktor është korrupsioni i cili është i pranishëm në të gjithë sektorët deri tek mungesa e fuqisë punëtorePavarësisht zhvillimeve të saj ekonomia e vendtin tonë vazhdon të ndikohet nga fenomene të cilat janë aty prej dy dekadash.

“Ata përmendin korrupsionin, përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e padrejtë dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri. Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Pavarësisht elasticitetit që ka treguar ekonomia shqiptare, zhvillimi i saj ekonomik mbetet i prekshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e shtrembëruar dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.” – Raporti i DASH.

Ndërsa në paragrafin për korrupsionin ai shihet si fenomeni qe minon  shtetin e të drejtës dhe rrezikon zhvillimin ekonomik dhe që është i shtirë thuajse në të gjithë strukturën sociale, politike dhe ekonomike  të vendin tonë.

“Korrupsioni vazhdon të minojë shtetin e së drejtës, të rrezikojë zhvillimin ekonomik dhe të pengojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj të plotë. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, përfshirë në gjyqësor, qeveri, prokurime publike dhe media, mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë e madhe informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri. Sistemet ligjore, rregullatore dhe kontabël të Shqipërisë janë përmirësuar vitet e fundit, por ka ende shumë sfida. Korrupsioni i vazhdueshëm, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë, shtrembërimi i konkurrencës dhe mungesa e transparencës pengojnë komunitetin e biznesit.” – Raporti i DASH.

Me shqetësim nga departamenti amerikan i shtetit shihen paratë e pista që vijnë në ekonominë shqiptare kryesisht nga trafiku i drogës. Ndërsa investitorë të ndryshëm raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes që vjen nga disa drejtime.

“Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.” – Raporti i DASH.

Raporti për klimën e biznesit është ndalur edhe tek kontratat e partnerittetit publik-privat , një nga krenaritë e kësaj qeveri. Përdorimi i vazhdueshëm i kësaj formë sipas DASH ka reduktuar mundësinë për konkurencën të lirë dhe të ndershme në treg. Për më tepër mungon analiza dhe ekspertiza teknike në hartimin dhe monitorimin e këtyre koncesioneve të cilat gjatë këtyre 11 viteve qeverisje nga Partia Socialiste,  janë të shumta. Një pjesë e tyre janë hetuar dhe po hetohen  nga Prokuroria e Posaçme SPAK për abuzime të mundshme me to. Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në rastin e koncesionit të sterilizimit, një kontratë 100 milion dollarëshe, e shtrirë në 10 vite.

“Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.” – Raporti i DASH

Një pjesë të rëndësishme të këtij raporti e zë mungesa e një sistemi efikas drejtësie. Siguria jurdike duket se mban larg investitorët amerikan nga Shqipëria, kjo për shkak të korrupsioni në sistemin e drejtësisë . Raporti sugjeron dhe këshillon amerikanët që kur vjen puna që të investojnë në vendin tonë të vendosin në kontratat e tyre kushtin për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit.

“Investitorët në Shqipëri kanë të drejtën e mbrojtjes gjyqësore të të drejtave ligjore në lidhje me investimet e tyre. Investitorët e huaj kanë të drejtë të paraqesin mosmarrëveshje në një gjykatë shqiptare. Përveç kësaj, palët në një mosmarrëveshje mund të bien dakord për arbitrazh. Shumë investitorë të huaj ankohen se korrupsioni gjyqësor dhe procedurat joefikase gjyqësore minojnë mbrojtjen gjyqësore në Shqipëri dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Mund të jetë e dobishme për investitorët amerikanë të marrin në konsideratë përfshirjen e klauzolave ​​detyruese të arbitrazhit ndërkombëtar në çdo marrëveshje me homologët shqiptarë.” – Raporti i DASH.

Departamenti ka vënë re dhe një tjetër problematikë të zyrtarëve të qeverisë shqiptare në raport me investitorët e huaj dhe ata amerikanë. Këta zyrtarë kanë ngurim për këtë zgjidhur mosmarrëveshjet përpara se ato të shkojnë në gjykatat e arbitrazhit. Në këtë paragraf ata rikërkojnë nga bizneset amerikanë që kaluzolat për abritazhin të jenë detyruese për qeverinë shqiptare.

“Pavarësisht dëshirës së deklaruar të Shqipërisë për të tërhequr dhe mbështetur investitorët e huaj, investitorët amerikanë në mosmarrëveshjet me Shqipërinë raportuan mungesën e dialogut produktiv me zyrtarët qeveritarë, të cilët shpesh shfaqnin ngurrim për të zgjidhur mosmarrëveshjet përpara se ato të përshkallëzoheshin në nivelin e arbitrazhit ndërkombëtar, ose përpara gjykatës ndërkombëtare. Komuniteti ushtroi presion mbi qeverinë për të zgjidhur këtë çështje. Investitorët amerikanë në Shqipëri duhet të konsiderojnë përfshirjen e klauzolave ​​detyruese të arbitrazhit në çdo marrëveshje me homologët shqiptarë.” – Raporti i DASH

Zgjidhjen e një situatë të tillë ku ndodhet vendi ynë në raport me thithjen e investimeve të huaja departamenti e sheh të lidhur ngushte me reformen në drejtësi. Miratimi i ndryshimeve të disa ligjeve  dhe ngritja e institucioneve të reja si prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe hetimin i korrupsionit mund të bëjë që Shqipëria të konkurojë siç duhet në raport me ekonomitë e tjera të ngjashme si ajo.

“Për të trajtuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi amendamente gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Përparimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i punës nga këto struktura të specializuara antikorrupsion dhe një rekord i vazhdueshëm hetimesh dhe dënimesh për korrupsion të nivelit të lartë do të nxiste investimet e huaja dhe vendase dhe do t’i mundësonte Shqipërisë të konkurronte më me sukses në ekonominë globale.”– Raporti i DASH.

Shqëtësim tjetër që vjen nga amerikanët nëpërmjet këtij raporti është mungesa stafit të kualifikuar dhe fuqisë punëtore. Ndërsa Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe dhuna poltike është e rrallë.  Raporti përmend  dy ngjarje të tilla dhuna e 8 janarit në selinë e partisë demokratike ku u përplasën mbështetësit e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës dhe protestat e opozitës në vitin 2019.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...